21 Mars 2023

Arlind Qori, kryetar i “Lëvizja Bashkë”, që pritet të kandidojë në zgjedhjet lokale për kryetar të Bashkisë së Tiranës, ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku foli ndër të tjera edhe për oligarkët duke përmendur disa prej tyre me emra.

Ylli Rakipi: Keni folur shpesh për oligarkët. Kam patur në studio kandidatin e PD-së, Belind Këlliçin që e pyeta për oligarkët, por ai tha se ky është një provokim. Tani po ju pyes ju, cilët janë oligarkët?

Arlind Qori: Shefqet Kastratin ta përmenda.

Ylli Rakipi: Çeti nuk bën ligje, sepse oligarkët bëjnë edhe ligje. Çeti nuk ka kokë për ligje…

Arlind Qori: Ligjet nuk ka nevojë ti bëjë ai sepse i bëjnë ustallarët në parlament, oligarku ka interesa. Fundja, ligjin nuk e bën as Edi Rama, ai thjesht ka vullnetin.

Të tjerët janë Samir Mane, Bashkim Ulaj, Ramë Geci, Shkëlqim Fusha, Pëllumb Salillari, Vasil Naçi, Klodian Allajbeu. Kam hall se mos harroj ndonjë emër.

Ylli Rakipi: Allajbeu çfarë ka?

Arlind Qori: Spitalet. Qeveria ka miratuar një ligj që do t’u mundësojë spitaleve private të bëhen spitale autonome dhe të financohen edhe nga shteti.

Pra do t’i thuash qytetarit, ja ku e ke fondin e shtetit dhe mund ta shpenzosh në një spital privat.

Ylli Rakipi: A ka oligarkë në media?

Arlind Qori: Besoj se ka, aty ku kanë edhe biznese të tjera dhe nuk nxjerrin fitim nga media, por kanë firma ndërtimi, kanë kontrata me shtetin. Oligarkët e mediave, janë njerëz që kanë biznese paralele shumë fitimprurëse, të lidhura me qeverinë, ose marrin leje ndërtimi, licensa, etj.

Gazeta Sot