“Kryeministri ka dalë mendsh”. – Frrok Çupi plas ‘bombën’, zbulon çfarë po planifikon Edi Rama: – Ish-ministrat i kanë fshehur paratë nëpër dyshekë, ndërsa Berisha…

19 KORRIK 2021

Analisti Frrok Çupi në një intervistë për fjala ka komentuar sot turin e takimeve me drejtuesit e institucioneve të ndryshme që ka nisur kryeministri Rama.

-Kryeministri Edi Rama ka nisur një “tur” takimesh me drejtues të institucioneve të ndryshme qeveritare duke i akuzuar se të pakten dy vitet e fundit kanë pasur probleme me tenderat dhe dyshime për afera korruptive. Përse kjo nismë e Ramës dhe a mban përgjegjësi kryeministri për problemet me korrupsionin në nivelet e larta, pasi titullarët e ministrive dhe institucioneve të tjera të larta janë zgjedhur prej tij?

Të gjithë jemi vënë në rrugën, me sa duket të gjatë, në gjueti të korrupsionit. A do të udhëtojmë me këtë ‘mortje’ që deri më sot na ka ngrënë energji, talent, dashuri për vendin dhe shpresën për të ardhmen? Në njëfarë mase kjo pyetje varet edhe nga ‘turi’ i kryeministrit Rama kundër korrupsionit. Në këtë ‘tur’ kryeministri ka ‘ dalë mendsh’; të paktën kështu mendojnë shumë njerëz. Këta janë në dy kategori: Kategoria e parë e militantëve pasionantë ndaj qeverisë aktuale që thonë ‘pse Rama po u tregon kundërshtarëve se edhe në radhët tona ka korrupsion?”. Këta janë socialistët e lodhur me idetë e vjetra partiake që thonë ‘më mirë ta mbajmë të keqen brenda shtëpisë sonë, pa Shqipëria bën si bën’. Njëmijë vjet e mbajti Partia tjetër, Demokratikja, brenda për brenda vetes- edhe krimin, edhe vjedhjen, edhe shkatërrimin ndaj vendit, e tani janë për bukuri: Ish ministrat i kanë fshehur paratë nëpër dyshekë, ish kryeministri i ka fshehur nëpër humnera, pallate, off- shore, kushërinj. Të dytët që po gëzohen pse kryeministri ‘ ka dalë mendsh’ janë pikërisht ata të pushtetit të vjetër. Sapo Rama deklaroi se rreth 70 për qind e tenderëve janë ‘me parregullsi’, dëgjova Tritan Shehun dhe Alibeajn e PD që deklaruan: ‘Eeeej, ia pamë kryeministrit, ia pamë për zotin, e tregoi vetë se është qeveri e korruptuar!’. E bënë si me historinë e deles. Kurrë nuk ka ndodhur që qeveritë të pranojnë se ka korrupsion. Madje qeveria ka vrarë njerëz për të mbuluar korrupsionin. Qeveria Berisha vrau 4 protestues në vitin 2011, kanë vrarë 26 në Gërdec, kanë vrarë rreth 3000 për vjedhjen që kryen me firmat piramidale. A duhej të kishte vrarë edhe Rama? Si thoni, kjo do të ishte më mirë? Do të ishte më mirë sepse në bunkerin e korrupsionit të fshehur do të ishte strehuar edhe korrupsioni i përmasave botërore Berisha- Meta. Ja kjo, nuk do të ishte pak. Po ku do të shkojmë në këtë tur? Besoj se do të arrijmë në ‘Itakë’. Kemi dy aleatë: Amerika dhe Drejtësia e Re. Në qoftëse nuk i vrasin këta dy faktorë, vendi do t’ ia dalë në luftën kundër vjedhjes së madhe… Ironike!

Gazeta Sot