KQZ-ja ka kryer vepër penale që nuk zbatoi dekretin e Presidentit. Flet Jordan Daci, ekspert ligjor. –

Nga  Gazeta Telegraf.

Presidenti nuk ka bërë asnjë shkelje të Kushtetutës, por ka ushtruar kompetencat e tij Kushtetuese. Ndërkohë, rezoluta e Kuvendit që bënte thirrje për injorimin e Dekretit, është në shkelje flagrante të parimit të ndarjes së pushteteve dhe shtetit të së drejtës, sipas neneve 4 dhe 7 të Kushtetutës. Pra për shkelje të Kushtetutës në thelb duhet të “shkarkohet” Kuvendi dhe jo Presidenti. Vendimi i KQZ është haptazi në kundërshtim me Kushtetutën dhe mendoj që përbën elemente edhe të një vepre penale.

Ai vendim është krejtesisht pa asnjë vlere juridike për vetë zgjedhjet dhe as që imagjinohet që të ketë efekt mbi aktin e një organi kushtetutes, sikurse  dekretit të Presidentit. Kuvendi edhe KQZ di “shkarkohen” para Presidentit dhe kam bindjen se Gjykata Kushtetuese do t’i jap të drejtë Presidentit dhe jo parlamentit, i cili ka humbur çdo legjitimitet demokratik dhe nuk përfaqëson më sovranin, por vetëm një oligarki politike!