arjan ndoja

KPK zbardh detajet: – Arjan Ndoj kontakte me kriminelë, u zbuluan në celularin e tij…

29 PRILL 2022

Del sot para vettingut prokurori i Durrësit, Arjan Ndoj, i cili i mbijetoi një atentati në 2019-ën në Mbikalimin e Shkozetit. Ngjarja e rëndë që pasoi me vrasjen e shoferit të tij, ndodhi më 1 nëntor 2019. Mësohet se seanca në KPK drejtohet nga trupa gjykuese; Olsi Komici, Xhensila Pine si dhe Firdes Shuli.

I pranishëm në seancë mësohet se është vetë prokurori si dhe avokatja e tij.

Gjatë verifikimeve nga ana e KPK, rezulton se subjekti në fjalë ka patur 3 masa vërejtje në 2003. Ndërkohë, në 2004 Ndoji është shkarkuar nga detyra me dekret presidenti, ndërsa u rikthye sërish në detyrë, po me dekret pas 4 vitesh. Mes të tjerash thuhet se Ndoja ka kryer veprime hetimore në 2009 ndërkohë që ishte i pezulluar nga detyra. Ai ishte i pezulluar si drejtues i prokurorisë së Durrësit, ndërsa Ndoja ka pretenduar se pezullimi se pengonte të kryente veprime hetimore. Ndaj prokurorit ka pasur patur 8 denoncime.

Në seancë u bë publike se Ndoj ka kryer veprime hetimore për çështje që lidhen me shtetasin E.Sh me të cilin sipas KPK ka lidhje miqësore. “Ndoj ka vendosur pushim procedimi penal për një ndërtesë në pronësi të E.SH, ndërsa subjekti s’ka kryer veprime hetimore për 11 muaj. Subjekti ka kryer shkelje etike sepse ishte në konflikt interesi. Ka treguar mangësi profesionale.

Në këtë mënyrë ka cënuar besimin e publikut të drejtësia. Në lidhje me një shkrim në media që në makinën e Ndojit kur iu bë atentati fillimisht SPAK ka thënë që janë gjetur materiale të një dosje 2011 dhe një tjetër të 2015, por më pas në një shkresë të firmosur nga prokurori i SPAK A.D nuk rezulton të jenë sekuestruar dosje”, thuhen në argumentet e KPK-së. Duke iu referuar celularit që iu këqyr pas atentatit, thuhet se Arjan Ndoj ka pasur kontakte me pushtetarë vendorë e njerëz të botës së krimit mes tyre, Aleksander Laho, E.SH etj, ndër të tjera bëhet e ditur se ai ka patur kontakte me politikanë. “Në celular i janë gjetur edhe dokumente të dosjeve edhe nga ato që nuk kishte në hetim.”, thuhet në argumentet e KPK.

Arjan Ndoj

Në lidhje me materialet e gjetura në celular mes tyre dhe video, Ndoj ka deklaruar se janë në duart e SPAK, por deri me sot nuk është thirrur për të dëshmuar dhe nuk ka dijeni të jetë nisur një procedim penal. Gjatë fjalës së saj, avokatja e Ndojit ka kërkuar që seanca të regjistrohet audio dhe video si dhe që në proces të paraqitet këshilltari ligjor.

Gazeta Sot