Kosove – KQZ-ja shpall rezultatet preliminare

28 Dhjetor 2025
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në konferencën e fundit për ditën e sotme, ka shpallur rezultatet preliminare.
Në këto rezultate nuk përfshihen votat e diasporës, votat me kusht dhe ato të personave me nevoja të veçanta.
Në platformën e KQZ-së dhe nga 96% e votave të procesuara, Lëvizja Vetëvendosje ka 49.80 për qind të votave apo 422 mijë e 561 vota. E dyta renditet Partia Demokratike e Kosovës me 21.21 për qind apo 179 mijë e 933 vota. Lidhja Demokratike e Kosovës renditet e treta me 13.76 për qind apo 116 mijë e 777 vota. E katërta bazuar në rezultatet preliminare është renditur AAK-ja me 5.73 për qind apo 48 mijë e 630 vota.
Nisma Socialdemokrate nuk e ka kaluar pragun, me 14 mijë e 545 vota apo 1.71 për qind.
Kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi ka deklaruar se numërimi i votave të kandidatëve për deputet do të fillojë nesër, më 29 dhjetor..
Pas procesimit të 95 për qind të votave, VV-ja merr 56 ulëse në Kuvend.
Nga: Gazeta Koha, Prishtine.
