14 Gusht 2025

Koleksionisti shkodran me banim në Modena të Italisë, Gjergj Marena, i ka dhuruar Muzeut Historik të Shkodrës pesë harta të rralla.

Ai tregon se si këto harta i kishte siguruar gjatë viteve të kërkimeve të tij, duke theksuar ndjesinë e përgjegjësisë për t’i rikthyer në atdhe.

Harta të cilat pasqyrojnë periudha të ndryshme, nga antikiteti i hershëm deri në fundin e shekullit XIX.

Hartat flasin për periudha të ndryshme,  që në antikitetin e hershëm 659 p.e.r, deri në fund të shekullit të XIX p.e.s. Në të gjitha këto përfshihet toponimet tona si Ilirë. Si Shkodra dhe qytetet të tjera. Përfshihen pjesë të Shqipërisë, para se të ndodhë revolucioni grek dhe mbas tij. Harta e dytë është bota antike, me një fjalë kemi të bëjmë me një kompleks nga shekulli VII p.e.r. Unë i kam ccuar në vendin e duhur, sepse muzeu është zemra e qytetit.”, tha Marena.

Pas nënshkrimit të aktit të dhurimit, Gjergj Marena u nderua me një certifikatë mirënjohjeje nga Muzeu Historik, në shenjë falënderimi për kontributin e çmuar në pasurimin e trashëgimisë kulturore të Shkodrës.