8 Maji 2025

Tashmë fushatës elektorale po i vjen fundit. Kryetari i PD-s Sali Berisha do të udhëtojë sot pasdite drejt Shkodrës dhe Lezhës për ti përcjellë mesazhin demokratëve dhe të gjithë shqiptarëve të votojnë Partinë Demokratike dhe kryetarin Sali Berisha për një Shqipëri madhështore pas 11 majit

Në ora 18:00, Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha do të zhvillojë takimin përmbyllës të fushatës elektorale për PD-ASHM në Shkodër.

Në ora 19:30, Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha do të zhvillojë takimin përmbyllës të fushatës elektorale për PD-ASHM në Lezhë.

E tani që u vërtetua se vendimi i ‘non grata’ ishte politik dhe korruptiv, Berisha fton të votojnë numrin 1 edhe ata shqiptarë që deri dje ishin skeptikë të mos hezitojnë por të votojnë nr 1 për ti dhën fund keqqeverisjes 12 vjeçare të Edi Ramës.

“I ftoj të gjithë, të cilët u shmangën për një arsye apo duke patur qoftë dhe një dyshim të vogël se kishte diçka të vërtetë aty, tani besoj se është koha të bashkohen dhe të mos votojnë asnjë forcë tjetër përveç Partisë Demokratike’ deklaron Berisha. 

Image

Image