2 Maji 2025

Gazetarja Klodiana Lala ka folur mbrëmjen e sotme lidhur me krimet zgjedhore dhe problematikat e tjera që shoqërojnë procesin zgjedhor. Votimi i diasporës ka shfaqur shumë problematika, për shkak se zarfat nuk dorëzohen sipas marrëveshjes që ka KQZ, individualisht, por në rrjetet sociale po shfaqen persona që mbajnë shumë vota në duar dhe i plotësojnë.

Lala u shpreh në emisionin “Të Paeskpozuarit” se plotësimi i votave po filmohet dhe u dërgohet punonjësve të administratës si provë, që ata t’ua përcjellin “shefave”.

“Kam shpresuar që vota e emigrantëve mund të ndihmonte për të sjellë frymë të re. Por u zgjodh mënyra e gabuar për votën e emigrantëve. Më kanë sjellë dhjetëra pamje filmike kur hapin zarfet. Nuk e kanë kuptuar që vota duhet të jetë e fshehtë. Mund të bëhej platformë elektronike, mund të ishte më normale.

Kam takuar në terren njerëz të administratës që janë të detyruar të provojnë se kanë siguruar deri në 3 vota nga emigrantët. Ka video që tregojnë emigrantët votat, me qëllim që tu provohet shefave të patronazhistëve. Ky është deformim i vullnetit të votave. Dikush për interes, dikush do të ndihmojë njeriun e vet… Nesër do të kemi rezultat të deformuar. Nuk është marër asnjë masë. E merr ai video, duke votuar.”, tha gazetarja.