10 Mars 2023

Juristi Ylli Manjani tha në emisionin Barometri në Euronews Albania se e vetmja mënyrë që Belind Këlliçi të fitojë në Tiranë është ta lërë veten jashtë ngërçeve politike.

Sipas tij, nëse Këlliçi bën garën e vet personale duke qëndruar jashtë lojës politike, ka më shumë mundësi të fitojë përballë Veliajt.

“40 për qind e njerëzve që janë gati ta tradhtojnë partinë për një kandidat të mirë nuk është pak. Veliajn nuk e duan, Veliaj nuk çuar as votën e vetë plus tek PS. Mundësia që Këlliçi të mbështet tek ky 40 për qindëshi i partisë tjetër nuk është i vogël. Nëse e ruan garën në nivel personal pa u përzierë në lojërat. Nëse gara e tij bëhet pjesë e lojërave politike do e ketë të vështirë, se do t’i duhet të mundë PS jo Veliajn, dhe kjo është e pamundur”, tha Manjani