8 Shtator 2025

Kancelari gjerman Friedrich Merz paralajmëroi se “plani imperialist” i Presidentit rus Vladimir Putin “nuk do të përfundojë me pushtimin e Ukrainës, por është vetëm fillimi”.

Duke folur në një konferencë të ambasadorëve gjermanë, Merz deklaroi se “po vuajmë çdo ditë sulme hibride ruse gjithnjë e më intensive, përfshirë edhe infrastrukturën tonë”, dhe theksoi “provokimet” e Moskës në Detin e Veriut dhe Detin Baltik.

Gjermania është vendi më aktiv evropian që po merr masa konkrete në mbrojtje, që nga rekrutimi i ushtarëve, deri tek investimi në armatim. Merz gjithashtu e ka përsëritur disa herë se Rusia duhej ndaluar shumë më herët, që ku sulmoi Gjeorgjinë dhe Krimenë.