Kamioni me kokainë, Artan Hoxha zbardh detajet e rënda: Pse doli skaneri kësaj here? Brenda kishte 2 ton drogë. Jam i habitur që…

3 JANAR 2022

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka ngritu pikëpyetje lidhur me kokainën e gjetur të fshehur brenda konteinerit me banane, duke u shprehur se kësaj here, ka dalë pamja e skanerit nga porti i Durrësit.

Në fjalën e tij, në emisionin “Opinion”, Hoxha ka treguar me shkop një pjesë bosh në fund të kamionit, duke shtuar se aty ishte vendi i 106 kutive të tjera me kokainë. Sasia në total ishte gati 2 ton kokainë.

“Unë e kërkoj skanerin për çdo ngarkesë. Jam habitur si ka dalë kësaj here. Në ngarkesë mungojnë 106 arka me banane. Brenda ka pasur gati 2 ton kokainë. Skaneri ka nxjerrë dhe na tregon se kamioni nuk ka gjë. Nxjerr vetëm që në cep është bosh. Nga ku zbret anija, konteineri ka mbetur në tokë një ditë, pastaj ka shkuar në skaner. Kjo distancë është 1 km e gjysmë. Ka edhe parking, por është e vështirë të kapen nga kamerat,”-tha ai në fjalën e tij.

Gazeta Sot