justina pula

19 Dhjetor 2025

Kuvendi i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, sot më 19 dhjetor 2025, mbajti zgjedhjet e rregullta për zgjedhjen e Kryesisë së Akademisë.

Në njoftimin për media bëhet e ditur se kryetare është zgjedhur Justina Shiroka Pula, nënkryetar Fejzullah Krasniqi dhe sekretar shkencor Bardh Rugova.

Kjo është hera e parë që në krye të ASHAK-ut është zgjedhur një grua.

Kuvendi i Akademisë gjithashtu miratoi zgjedhjen e sekretarëve të seksioneve:

anëtar korrespondent Nysret Krasniqi, Sekretar i Seksionit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë;
akademik Frashër Demaj, Sekretar i Seksionit të Shkencave Shoqërore;
anëtar korrespondent Enver Hamiti, Sekretar i Seksionit të Shkencave të Natyrës;
anëtar korrespondent Ismet Jonuzi, Sekretar i Seksionit të Arteve.

 KultPlus.com