7 Maji 2025

Gjyqtarja me tre mbiemra, Irena Gjoka  e cila ka gënjyer dy herë përpara komisionit të vetingut duke fshehur dënimet në shtetin fqinj nuk është dëbuar 1 herë por dy herë nga Greqia. Pra jo vetëm që është dënuar nga gjykata e Janinës me 3 muaj burg dhe 1500 euro gjobë për falsifikim pasaporte, por dhe është dëbuar 2 herë brenda 3 muajsh nga shteti grek.

E thotë dokumenti i prokurës që mban firmën e vetë gjyqtares, e cila në kohën kur e ka firmosur 31 mars 2003 mbante mbiemrin Maneku.

Në prokurorë Irena që në këtë kohë mbante ende mbiemrin Maneku, bashkë me bashkëshortin e fundi, Stefanaq Gjokën bëjnë prokurë (faksimilja poshë) tek një noter në Fier për të autorizuar një avokat në Patra, me emrin Andon Konomi, për të ndjekur çështjen e tyre.

Në dokumentin e firmosur nga Irena Maneku dhe Stefanaq Gjoka autorizohet Konomi ti përfaqësojë në instancat shtetërore të shtetit grek për të hequr masat e ndalimit të hyrjes në Greqi.

2 Certifikatat e ndalimit ndaj Irena Manekut janë konkretisht me nr 14 date 24/12/2002 e nr 7 date 13/2/2003.
2 Certifikatat e ndalimit ndaj Stefanaq Gjokës janë me nr 3 date 09/11/2002 dhe nr 120 date 27/2/2003.

Image

Pra, qëllimi i prokurës para noterit Fejzo Behaj, dëshmon më së miri me vetë firmën e Irena Gjokës se ajo e pranon së është dëbuar nga Greqia. Pikërisht për këtë ka bërë përçapje edhe për ta kundërshtuar me avokat këtë masë.

Publikimi i këtij dokumenti e rëndon edhe më tepër pozitën e drejtueses së GJKKO njekohësisht edhe gjykatëse e proceseve të bujshme kundër politikanë opozitarë, pasi përfocohet dyshimi se ajo ka gënjyer dy herë përpara komisionit të vetingut edhe duke deklaruar se nuk kishte qenë kurrë e dënuar brenda apo jashtë vendit edhe se nuk kishte qenë kurrë e debuar nga një shtet i BE-së.

Kryetarja e Komisionit të Apelit në PD, Adriana Kalaja i ka kërkuar kreut të SPAK në cilësinë e komisionerit publik të kërkojë rivlerësimin e gjyqtares, ndërsa ILD të nisë procedurat për shkarkimin e saj