2 Nentor 2022

Mediat greke kanë arritur edhe financimin e sulmeve me bomba, në Maj 2017 kundër ish-kryeministrit, Louka Papadimou

Është dorëzuar krahu i djathtë i shqiptarit të cilësuar si “Esko” në Greqi dhe që organizonte një bandë kriminale.

Mësohet se shqiptari tjetër i dorëzuar së fundmi në policinë greke, njihej me pseudonimin “Atzou”. Ai jetonte në arrati pas goditjes të organizatës kriminale që komandonte kampusin e universitetit. Shqiptari vendosi me nxitjen e avokates së tij, zonjës Stamatias Markou të vihej në dispozicion të autoriteteve.

Mediat greke kanë nxjerrë informacione të reja për veprimtarinë e mafies shqiptare që vepronte në Universitetin Politeknik, me “tentakulat” e organizatës kriminale që kanë arritur edhe financimin e sulmeve me bomba, si ai në Maj 2017 kundër ish-kryeministrit, Louka Papadimou.

Gazeta Sot