Jaho Brahaj: – Flamuri Kombëtar Shqiptar në vitet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

Blogu i UdhëtaritHistoriKulturaShoqeroreTrashegimi Kulturore

Jaho Brahaj: – Flamuri Kombëtar Shqiptar në vitet e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

– Sipas dokumenteve arkivore historike te kohes.
– 26 Nentor 2022
(Fragment nga Libri studimor: “Flamuri i Kombit Shqipetar” i autorit Jaho Brahaj.)
– Pushtimi i gjatë otoman kishte arritur të ushtronte ndikimin e tij, duke i lënë tokat shqiptare pa një qeveri (guvernator) por te ndare ne 4 vilajete, shqiptarët u deryruan e gjithëmonë u vetëqeverisën me ligjet e zakonet tradicionale, në luftë e kryengritje të vazhdueshme kundra pushtuesit, luftëra të cilat i gllabronin atdheut tonë lulen e rinisë, në betejat e përgjakshme për mbrojtjen e atdheut dhe nga rekrutimi ushtarak otoman, i cili i përdorte në luftërat që ajo zhvillonte në Lindje.
Levizja dhe organizimi shtetëror i Greqisë, Serbisë e Malit të Zi, e vunë kombësinë shqiptare para detyrës për mbrojtjen e tërësisë tokësore shqiptare, e cila ishte venë në synimet grabitqare shoviniste te ketyre shteteve të reja. Në çerekun e fundit të shek. XIX, për tokat shqiptare lindi një rrezik i ri. Domosdoshmëria për t’u përgjigjur këtij synimi grabitqar, shtroi ndaj forcave politike shqiptare detyrime te reja, të cilat u kurorëzuan me Lidhjen Shqiptare te Prizrenit.
Me formimin e Lidhjes Shqiptare të Prinenit, populli shqiptar provoi jo vetëm se ekzistonte si një komb i formuar dhe i bashkuar, por shpalosi dhe vendosmërinë dhe aftësitë e veçanta luftarake për të mbrojtur paprekshmërinë e trojeve të veta, për të themeluar shtetin e vet kombëtar, në të cilin të përfshiheshin të gjitha territoret, që prej shekujve banoheshin nga shqiptarët.
Mendimi politik atdhetar shtroi për zgjidhje dhe mbronte dy kërkesa të ndryshme, që synonin të arrinin të njëjtin qëllim; a) Sigurimin e autonomisë të tërësise tokësore shqiptare, nën suazën e shtetit otoman, dhe b) Pavarësinë e plotë, me mbarë tokat shqiptare, të përfshira në një shtet të pavarur. Nuk duhet të nënvlerësojmë, se ishte dhe një krah tjetër jashtë Lidhjes, qe nuk e mendonte veten kurrsesi jashtë varësisë së Turqisë. Këtë kategori shoqerore, zhvillimet e vrullshme politike e më vonë luttarake njohën para popullit si tradhtar të kombit të tyre.
Sipas kujtimeve të Ismail Metës, të viteve ’80 të shek. XX, “Ali Pashe Gucia kur ecte në kalë mbante një flamur të vogël të kuq me shqiponjë dykrenore”.
Në platformën dhe kërkesat e Lidhjes, krahas kërkesave për bashkimin e të gjitha tokave shqiptare në një provincë ose shtet më vehte, gjuha zyrtare shqipe dhe kombësia shqiptare e nëpunësve, është e shtruar për zgjidhje dhe kërkesa për Flamurin Kombëtar të Shqiptarëvc. Kjo është shkallë e lartë e pjekurisë së ndërgjegjës kombëtare dhe tregon, se shqiptaret njihnin dhe jetonin traditën e historinë e popullit tonë, ku si pikë referimi vazhdimisht është Moti i Madh i Arbërit, që realizoi bashkimin e shqiptarëve në një shtet, me një ushtri të organizuar, nën Skënderbeun.

Lidhja Shqiptare e Prizrenit. Veper nga Abdurrahim Buza

Në Memoradumin e dërguar Kryeministrit Anglez, që ishte përfaqësues i Anglisë në Kongresin e Berlinit, më 13 qershor 1878, shkruhet: “Shqiptarët do të bashkohen të gjithë si një trup i vetëm me entusiazëm rreth atij prijësi, që do të ngrejë përsëri në malet e atdheut flamurin kombëtar…, do të rrimë pa lëvizur dhe plot përbuzje, po qe se zëri i komandës nuk do te tingëlloj në gjuhën e shqiptarvë”’1. Teksti i ketij memorandumi na shpjegon, se shqiptarët nuk do të pranonin një udhëheqës, që nuk ka lindur në atdheun tonë. Me besim e pjekuri klasa politike shqiptare në memorandum shprehet: “Shqipëiarve nuk u mungojnë familjet që te gezojnë autoritet e dashuri ptej të gjithëve nga traditat e vjetra të lavdisë dhe të mjerimit të duruar me fisnikëri2. Kërkohet një shtet shqiptar me udhëheqes shqiptar dhe me Flamur Kombëtar Shqiptar, me shqiponjë dykrenare në fushê tê kuqe. Duhet theksuar, që ne fjalorin e fushês administrative përdoret dhe termi stemë (emblemë), pra, i njihnin shume mirë traditat historike dhe ishin të mirënjohur me kulturen perëndimore (Turqia nuk i pranonte emblemat heraldike).
Edhe në ato këtkesa e vendime të Lidhjes, ku nuk flitet hapur për Flamurin Kombëtar Shqiptar, ngase për arsye politike të kohës, i përmbaheshin kërkesës për autonomi, por gjithnjë lênë të kuptohet për ate.
Mê 24 koirik 1878, ne Janinë, organizohet mbledhja e krerëve le Lidhjes Shqiptare të Prizrenit për Jugun e Shqipërisü, kérkesat, krahas vendimit për krijimin e njê ushtrie të veçantê e një milicie për të mbrojtur tokat shqiptare nga synimet për pushtim nga Greqia, ne piken e trete te vendimit, të marrë me këte rast thuhet: “…êshtë e rendësishme dhe e nevojshme për kete pune, që nê krye te ushtrise (Ushtrisê Vullnetare Shqiptare. J.B.), qe do të grumbullohet nen Flamurin ngadhnjimtar dhe i dashur për atdheun, te mos vihen si komandant njerëz dosido3”.
Ky kvend i zhvilluat në jug të tokave shqiptare (mjerisht sot është jashtë kufijëve administrativ të Shtetit Shqiptar), deshmon, se tè gjithe shqiptarët ishin të nje mendimi dhe kishin si kërkesë ngritjen e Flamurit Shqiptar në tokat tona.
Nê një telegram të Dervish Pashës, dërguar më 12. 11.1881 Sulltanit, nga Selaniku, shkruan: “…nëse është e vertetë se ekziston një flamur i tillë ilegal (Flamuri Kombëtar Shqiptar), atherë ai ka qenë e mundur te jetë në Toskëri, Shkodër ose Krujè e mandej është përhapur në viset e tjera. …Kjo ndoshta mund te jetë e vértetfi, pasi Abdyl Frashdri, qysh moti ishte zotuar, qe te shkojè dhe t’i vizitoje të gjitha viset e Toskërisë, për të nxitur popullsinë në kryengritje”.
Pohimi i Deivish Pashës, që ishte nê krye te armates, synonte shuarjen me zjarr e hekur te Lidhjes Shqiptare të Prizreni (është kuptimplotë, sidomos në fjalët: “Kjo ndoshta mund të jetë e vërtele”. Dhe ky pas pak muajsh është i detyruar ta pohojë këtë të vëtetên. Ne një telegram tjetër, të po këtij viti, ai pohon: “Fjala ështe për Flamujt Shqiptarë, të cilët Lidhja i ka përdorur para dy vjetësh per ushtrinë shqiptare te cilët kanë shkuar për të mbrojtur Plavën dhe Gucinë nga sulmet malazeze. Sikurse u informava në atë kohë kishte afër 20-30 flamuj të tillë. Mirëpo, flamujt shqiptarë, të cilët i ka përdorur ushtria e Lidhjes qysh atëherë, kanë mbetur në Plavë e Guci.4″
Sipas dokumenteve të kohës, ne mitingun e organizuar në Shkodër, më 19 prill 1880, me qytetarë shkodranë e me malësorë nga gjithë krahinat e Vilajetit, pas fjalës së Hodo Sokolit, i cili ishte udhëheqës Ushtarak i Lidhjes Shqiptare për Vîlajetin e Shkodrës: “Menjëherë doli në ballkonin e ndërtesës Ismail Marku i Hotit, trupmadh, me fytyrë të pjekur nga dielli, i cili me një të qëlluar të jataganit, e theu shtizën ku ishte varur flamuri i gjysmehënës. Flamuri i Sulltanit ra përdhe, në pluhur. Pastaj bajraktari i Hotit, Çun Mula, midis brohoritjeve të papërmbajtura valaviti flamurin e kuq kombëtar5”.

Jaho Brahaj

Kjo shprehet dhe tek kërkesa e bërë nga krerët e Lidhjes të zonës së Hotit, të mbledhur në Tuz, më 16 korrik 1880,6 ku shprehen; “… ne shpallëm luftën për Pavarësinë e Shqipërisë, për të cilën jemi të vendosur të sakrifikojmë edhe pikën e fundit të gjakut6″.
Sipas një njofimi, që kemi nga një letër e Thimi Mitkos me 1880, nga patriotët e Korçës ishte hartuar plani për të ngritur Flamurin e Shqipërisë. Njoftimi është më shumë interes, sepse aty përmendet që, në këtë aksion të bashkangjitur me situatën e krijuar kudo në atdhe gjatë viteve të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, në Korçë ishin në gadishmëri, po sipas këtij njoftimi, 1000 burra. Aksioni mbeti pa u kurorëzuar, sepse u vra organizatori i tubimit për ngritjen e Flamurit Kombëtar, Athanas Themeli.7
– – – – – – – – – –
1). Botur në fillim si broshurë në italisht, në Trieste, më 1878. Këtu e cituam sipas botimit në ”Akte të Rilindjes Kombëtare Shqiptare 1878- 1912 ”, f. 6-27, Tiranë, 1978.
2). Po aty fage 26. Ne kete Memoramum, ne pikän V, shprehet: Kjo qeveri duhet te jete kombetare, te dale nga gjiri i vendit dhe t’i nenshtrohet nje dinastie kombeiare. (f. 27)
3). AQSH i Shqiperisä, fondi nr. 56. dosja nr. 89. f. 2-5. Botuar dhe ne, Akte te Ri!indjes Kombetare Shqiptare 1878-1912, f. 59-62, Tirane, 1978.
4). Lidhja e Prizrenit rit dokument Osmane. Prishtine, 1978., perkthyer dhe pergatitur nga IIjaz Rexha, Botim i Arkivit te Kosoves. Citimet jane marre nga dok. 49, f. 113-114 dhe dokumenti 71, f. 173. Po ketu nga Dervish Pasha jepet dhe numri i ushtrise se mobilizuar nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit. “Deri tani Lidhja ka mobilizuar 71. 229 ushtare-rezerviste”. Shih po aty, dok. 50, f. 114.
5). Bardhosh Gaqe, Flamuri dhe Ismail Qemali ne kange e rrifime
popullore, Toena, Tirane, 1997, f. 7, dhe Kr. Frasheri, Lidhja Shqiptare e Prizrenit, Tirane, 1997, f. 241, citon po te njejtin tekst nga nje leter e asaj date, te Lazer Shantojes.
6). Dokumenti eshte hartuar ne Tuz, me 16 korrik 1880, citohet sipas botimit ne Akte te Rilindjes Kombetare Shqiptare 1878-1912. Tirane, 1978, f. 110-11`.
7). Thimi Mitko. Leter De Rades, 14. 6. 1880. Vepra, Tirane, 1981, f. 638- 640. Ne kete leter Mitko na jep ne kllapa dhe perkthimin ne italisht.‘ “ventijin ”per flamur.

Leave a reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *