Ja qytetet ku termometri do zbresë në minus 18. Në Tiranë: -8 gradë Celsius.

20 Janar 2022

Ditët e acarta, ja qytetet ku termometri do zbresë në minus 18, sa do jetë temperatura në Tiranë dhe në zonat bregdetare

Siç raportojnë meteorologët, pritet që ditët në vazhdim temperaturat në Shqipëri të zbresin deri në -18 gradë Celsius.

Këto temperatura të ulëta do të godasin kryesisht zona si Bulqiza apo Puka, ndërsa termometri në Tiranë pritet të zbresë deri në -8 gradë Celsius.

Afër zeros edhe në zonat bregdetare si Durrësi, ndërsa në Vlorë priten temperature deri në -1 gradë Celsius. Kulmi i temperaturave të ulta pritet të jetë dita e hënë.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile raporton se është në gatishmëri dhe në kontakt të vazhdueshëm me të gjitha njësitë vendore.

Si pasojë e temperaturave shumë të ulëta dhe mungesës së ngrohjes në shkolla, Ministria e Arsimit bëri me dije se do të mbyllen shkollat në të gjithë vendin për 3 ditë, nga data 24 deri më 26 janar.

Gazeta Dita