Irani paralajmëron sërish trazira në Manëz të Durrësit

Nga Elmaz Bogdani.

1 Gusht 2022.

Në Shqipëri priten trazira. Paralajmërimi i bujshëm ka ardhur nga Irani për qeverinë shqiptare.

Një përfaqësues i Parlamentit Islamik të Iranit tha: Dhënia e strehës së grupit terrorist të hipokritëve MEK

nga qeveria shqiptare është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare.  Sipas raportit të gazetarit

parlamentar të Iran Press, Mohammad Hassan Asefari, anëtar i Parlamentit Islamik të Iranit, në një

takim publik së fundmi, duke nderuar kujtimin e operacionit Mersad, në një mesazh të fortë për qeverinë

shqiptare tha: Organizata e hipokritëve MEK është një grup terrorist dhe dhënia e strehimit për ta dhe

mundësive për këtë grup është kundër ligjit ndërkombëtar. Përfaqësuesi i popullit të Arak, Kamijan dhe

Khandab në Parlamentin Islamik të Iranit deklaroi se: I kujtojmë qeverisë shqiptare të ndalojë këtë lëvizje

të kotë, sepse organizata e hipokritëve të MEK është një lëvizje terroriste.

Masakra e 1998 që po paralajmëron qeveria iraniane, a jemi të rrezikuar?

Në Shqipëri, herë pas herë ka pasur disa qëndrime në media se strehimi i muxhahedinëve iranianë brenda

territorit të vendit tonë mund të na ktheje në një vend të rrezikuar për shkak të konfliktit të vazhdueshëm të

tyre me qeverinë iraniane.  Por këtë herë paralajmërimi për qeverinë shqiptare ka ardhur në një moment të

shënuar për Iranin. Më 26 korrik të vitit 1988, nisi operacioni i quajtur Mersad, ndryshe përkthyer në

“shënjestra”  kundër muxhahedinëve iranianë ose Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit

(PMOI/MEK). Forcat iraniane në pritën Patak në perëndim të Iranit, rrethuan pjesëtarët e grupit MEK

dhe pas 3 ditë luftime fituan përballë këtij grupi. Fjala arabe Mersad nënkupton fjalën shënjestër dhe kjo

fjalë është zgjedhur për shkak të planit të thurur nga forcat iraniane për kryerjen e operacionit.

Në operacionin Mersad janë vrarë dhe plagosur më shumë se 4,800 pjesëtarë të grupit MEK ku sigurisht

në mesin e të vrarëve dhe personave të kapur rob.

Marrëveshja e Shqipërisë me SHBA

Muxhahedinët iranianë ose Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI/MEK) është grupi kryesor

opozitar ndaj regjimit të Iranit. Ata janë strehuar në vendin tonë në një kamp të ngritur në periferi të Tiranës

pranë zonës së Manzës, që prej vitit 2013. Ishte një marrëveshje e qeverisë shqiptare, asokohe e drejtuar

nga Sali Berisha, me SHBA-të për të strehuar në vendin tonë një numër prej rreth 300 muxhahedinësh

me statusin e azilantit politik. Kjo marrëveshje erdhi fill pasi Uashingtoni e hoqi këtë organizatë nga

lista e grupeve terroriste që veprojnë në botë. Ky grupim, i cili nga regjimi aktual i Iranit konsiderohet

terrorist, është krijuar në vitin 1965 dhe nga pjesa më e madhe e botës perëndimore (përfshirë edhe

Shqipëria) njihen si opozita iraniane në emigracion. Në fillimet e krijimit të tyre ata kanë qenë në

opozitë me udhëheqësin e Iranit deri në vitet ‘70, Mohammad Reza Shah. Pas përmbysjes së regjimit

të tij dhe triumfit të revolucionit islamik, kjo organizatë sërish mbeti në opozitë, pasi ishte kundër

organizimit shtetëror që bëri lideri Ajetullahu Ruhollah Homeini. Në këtë situatë ku u shpallën të

padëshiruar në vendin e tyre, ata u larguan nga Irani. Një pjesë emigruan në vendet perëndimore

dhe një pjesë shumë e madhe u strehuan në Irak, ku ngritën kampin “Ashraf”. Pas konfliktit të

SHBA-ve në Irak dhe hyrjes së ushtrisë amerikane në këtë vend për të rrëzuar regjimin e Sadam Husein,

muxhahedinët iranianë dolën në krah të SHBA dhe ushtrive të NATO-s.

Gazeta Sot