20.04.18. -Inspektori i policisë po transportonte drogë, si i shpëtoi arrestimit. Braktisi makinën në…

Një punonjës i policisë së komisariatit Nr 2 është shpallur në kërkim. Nga sa bëhet e ditur polici me gradën inspektor, dyshohet se ishte i përfshirë në një rast të transportimit të lëndëve narkotike.

Gazeta Shqiptare mëson se uniformat blu ishte në ndjekje të mjetit gjatë natës. Mirëpo, inspektori i policisë mundi t’i shpëtojë arrestimit, pasi braktisi mjetit në Fushë-Krujë.

Policia ka sekuestroi makinën, në të cilin është gjetur një sasi e konsiderueshme lëndë narkotike.

Nga: Gazeta Shqiptare