Eldi Allushi

22 Gusht 2023

Gazeta Shqiptare ka siguruar foton e 26-vjeçarit Eldi Allushi, i cili shkaktoi aksidentin e “çmendur” tek Liqeni Artificial.

Po ashtu detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti i rëndë që ndodhi mëngjesin e sotëm (22 gusht) tek diga e Liqenit Artificial në Tiranë, ku 26-vjeçari Eldi Allushi me shpejtësi skëterrë është përplasur me murin rrethues të digës.

Gazetari Igli Çelmeta, ka raportuar se i riu ka qenë me shpejtësi mbi 240 km/h, ndërsa shton se sipas dëshmitarëve okularë, Eldi Allushi është parë të largohej i lënduar nga vendngjarja.

Gazetari shprehet se 26-vjeçari dyshohet se ka qenë nën efektin e lëndëve narkotike, ndërsa ende nuk ka informacion nëse ka precedent të mëpasshëm penal.