Edmond Tupja Edi Rama

“I ka krahët e ngrohta deri në 2029”, Edmond Tupja zbulon marrëveshjen e Ramës me SHBA: – Do na bëhen me pasaportë amerikane dhe qentë e macet

21 Prill 2022

Nga OraNews

Publicisti Edmond Tupja parashikon se kryeministri Edi Rama do ta mbyllë karrierëne  tij si President i Republikës pas ezaurimit të këtij mandati 4-vjeçar si Kryeministër.

I ftuar në Rtv Ora me gazetaren Beti Njuma ai thotë se si Kryemninistër i ka krahët e ngrohta pasi ka SHBA pas.

Edmond Tupja: Më vjen turp kur më pyesin sa e ke pensionin, si ti them komshiut me 10 mijë lekë që marr 4-5 fishin e tij

Duke hedhur paralele me Porto Rikon, Tupja nuk e konsideron surprizë faktin se në të ardhmen do të mund të kemi të gjithë pasaporta amerikane.

Tupe: Qeveria Rama i ka krahët e ngrohta. Është bërë marrëveshja me SHBA që këtu është zonë gjeopolitike dhe strategjike, amerikanët mund ta konsiderojnë veten si vendin e tyre. Më kujtohet historia e Porto Rikos, në fund të shekullit XIX-të Spanja, fuqi kolonialiste, jashtëqitje amerikane. SHBA me ta marrë pajisën gjithë banorët e këtij ishulli me psaportë amerikane. Porto Riko u quajt shtet ortak i SHBA. Mos u habitni kur një ditë të shpallemi shtet ortak i SHBA dhe me qitje të largët të bëhemi shteti i 51-të.

Do të kishim të gjithë pasaportë amerikane ndoshta, edhe qentë dhe macet shtëpiake. Por duke lënë mënjanën ironinë, shpërblet ai që qëlloi në atë moment kur u bë kjo marrëveshje, erdhi baza. Rama nuk lëviz nga pushteti. Ka përmendur dy herë në fjalët e tij jo rastësisht vitin 2029. Këtë mandat do ta mbarojë deri në 2025 dhe pastaj do jetë President nëse nuk është aq i babëzitur sa të bëhet përsëri Kryeministër. Dhe pastaj do të shkojë të merret me pikturë siç e ka deklaruar dhe vetë dikur në Francë.Kjo është marrëveshja që është bërë kështu që ai ndihet i sigurt deri në 2029.