Prill 17, 2018. –

Ballkani ka bërë mbrapa në gjendjen e demokracisë. Ky është mendimi i Joan Hoey, drejtuesja Rajonale për Europën në Njësinë e Inteligjencës pjesë e grupit që publikon edhe revistën e njohur “The Economist”.

Në një intervistë për “European Western Balkans”, Hoey thotë se situata demokratike në Ballkan është shqetësuese dhe ajo ka shënuar një rënie me 9% mes viteve 2006-2017 që është më e lartë se rënia në mbarë Europën.

“Rënia ka qenë më e madhe për Bosnje-Hercegovinën, Maqedoninë dhe Malin e Zi…Sipas indeksit të demokracisë Serbia e renditur në vendin e 66-të u vlerësua si e vetmja “demokraci defektoze” ndërkohë që të gjitha të tjerat u vlerësuan si “regjime hibride” me Shqipërinë të renditur në vendin e 77-të, Malin e Zi në vendin e 83-të” – shprehet ajo.

Sipas Hoey zgjerimi i BE-së nuk është zgjidhje për çdo gjë. Ajo ka sjellë shembuj nga Europa Lindore, si p.sh Hungaria, e cila ka shënuar hapa pas në vlerat demokratike që nga hyrja në Bashkimin Europian.

n.s. / dita