3 Nentor 2025

Një skulpturë 3.500-vjeçare do t’i kthehet Egjiptit nga Holanda, njoftoi kryeministri holandez, Dick Soub, gjatë një takimi me Abdel Fattah al-Sisi.

Sipas burimeve, bëhet fjalë për një skulpturë që paraqet një zyrtar të lartë nga periudha e faraonit Thutmose III (1479-1425 p.e.s.).
Mendohet se ky artefakt është vjedhur dhe është nxjerrë jashtë vendit në mënyrë të paligjshme, ndoshta gjatë trazirave të Pranverës Arabe në 2011, para se të shfaqej në tregun e artit.

“Ky objekt historik kulturor u sekuestrua gjatë një ekspozite arti në Maastricht në vitin 2022”, tha Soub, pas një informimi anonim për autoritetet mbi origjinën e paligjshme të tij.

Hetimet e autoriteteve holandeze konfirmuan se skulptura ishte plaçkitur dhe larguar në mënyrë të paligjshme nga Egjipti. Tregtari që e kishte objektin e dorëzoi vullnetarisht pas hetimeve.

Skulptura pritet të dorëzohet te ambasadori egjiptian në Holandë deri në fund të vitit. Lajmi bëhet publik një ditë pas hapjes së Muzeut të Madh Egjiptian, i cili ruan thesaret e vendit.