
Historia që shtyu Sevim Arbanën në koleksionimin e bufëve. – Të gjithë u llahtarisën, unë u mahnita… .
4 Maji 2025
.. Zoti krijoi të gjitha kafshët dhe u hedh një vështrim, ‘uaa sa të bukur i paskam bërë’, por njërin nuk e paskam bërë kaq të bukur, duhet që t’i jap disa dhunti’ dhe i dha dhuntinë e zgjuarsisë, fatsjellësit, stoicizmit, që të drejton në rrugë të drejtë.
Sevim Arbana tha pasditen e kësaj të shtune në programin “Rudina” në Tv Klan se është një koleksionuese e lugëve, orave dhe bufëve. Në studio ajo solli një pjesë të koleksionit të saj të preferuar, atë të bufëve.
Dëshira për të koleksionuar bufë, nisi para shumë viteve, kur bashkëshorti i saj solli në shtëpi shpendin për t’ua treguar fëmijëve të tyre të vegjël. Të gjithë komshinjtë u ‘lemerisën’, përveç Sevim Arbanës, ajo u mahnit. Pas kësaj lexoi legjendën e bufit, të cilën e ndau shkurtimisht dhe në studio.
Mençuria e bufit, fati që sjell dhe stoicizmi bënë që Sevim Arbana të dashurohej pas imazhit të tij. Ajo tregon së në shtëpi ka qindra të tillë, saqë e mban dhe në aksesorë, si varëse, unaza dhe karfica.
“Unë koleksionoj tre gjëra, lugët që i kam nga shekulli i V të familjes. Që janë në argjend, bakër, metal, flori nuk kam. I koleksionoj dhe kam një numër të konsiderueshëm. Orat e tavolinës, kam ora me dizajne të ndryshme, e kam mbushur shtëpinë dhe pastaj kam edhe bufët. Historia e bufave si ka lindur, kur ishin fëmijët shumë të vegjël, im shoq merrte të gjitha llojet e kafshëve dhe të shpendëve dhe na i sillte në shtëpi. I sillte në shtëpi, mësoheshin fëmijët me ato dhe pastaj i linim që të fluturonin të lirë. Një herë na merr një buf të madh dhe e lë në ballkon. Unë u mahnita nga bufi, komshinjtë u llahtarisën me bufin ‘ua çfarë ke bërë kështu, është një tmerr’.
Kjo më bëri që unë të lexoj për bufin dhe lexoj legjendën e bufit që ishte shumë e bukur. Zoti krijoi të gjitha kafshët dhe u hedh një vështrim, ‘uaa sa të bukur i paskam bërë’, por njërin nuk e paskam bërë kaq të bukur, duhet që t’i jap disa dhunti’ dhe i dha dhuntinë e zgjuarsisë, fatsjellësit, stoicizmit, që të drejton në rrugë të drejtë. Kështu filloi ky koleksionimi i bufave dhe unë kudo që shkoja merrja nga një buf dhe kam bufë nga të gjitha llojet. Unë mbaj dhe aksesorë me bufë”, tregoi Sevim Arbana.
tvklan.al