5 Shkurt 2025

Në kudër të hetimeve për përmbytjet në Durrës, Prokuroria ka urdhëruar sekuestrimin disa dokumentacioneve në bashkinë e Durrësit që lidhen me procedurat e tenderimit  për rehabilitimin e argjinaturës së lumit Erzen.

Konkretisht Prokuroria ka sekuestruar dokumentacionin e procedurës së prokurimit, zbatimit dhe marrjes në dorëzim për objektin “Rehabilitim i argjinaturës, ngritjes së bankinës dhe sistemimi i argjinaturës së lumit Erzen” si dhe dokumentacionin tekniko-ligjor të plotë të procedurës së lejes së ndërtimit për të njëjtin objekt.

Prokuroria e Durresit thote se procedimi penal është regjistruar në kuadër të situatës së përmbytjeve të ndodhura pas daljes nga shtrati të lumit Erzen, si dhe pas urdhrit për evakuimin e banorëve në zonat e prekura.

Hetimet sipas organit të akuzës janë nxitur gjithashtu nga informacionet e publikuara në rrjetet sociale, konkretisht në Facebook, si dhe nga raportimet e mediave lokale, lidhur me ndërhyrjet për rehabilitimin e argjinaturës së lumit Erzen.

Njoftimi: 

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, ka regjistruar procedimin penal Nr.56, viti 2026, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me përmbytje”, “Shkatërrimi i pronës nga pakujdesia” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga nenet 153, 161 dhe 248 të Kodit Penal.

Sipas materialit nisur nga situata e përmbytjeve, urdhërit të evakuimit të banorëve pas daljes nga shtrati të lumit “Erzen” dhe pas konstatimit nga rrjetet sociale konkretisht “Facebook”, si dhe nga mediat e ndryshme lokale, të ndërhyrjes për rehabilitim të argjinaturës së lumit “Erzen”, lind e nevojshme adminstrimi pranë Bashkisë Durrës të dokumentacionit që ka shërbyer për kryerjen e punimeve për rehabilitimin e argjinaturës së lumit “Erzen”.

Sa më lart, për nevoja të hetimit del e domosdoshme, sekuestrimi pranë Bashkisë Durrës, sa më poshtë vijon:

1- Dokumentacioni i procedurës së prokurimit, zbatimit dhe marrjes në dorëzim për objektin “Rehabilitim i argjinaturës, ngritjes së bankinës dhe sistemimi i argjinaturës së lumit “Erzen”.

2- Dokumentacioni tekniko-ligjor i të gjithë procedurës së lejes së ndërtimit për objektin “Rehabilitim i argjinaturës, ngritjes së bankinës dhe sistemim i argjinaturës së lumit “Erzen”.

Nisur nga sa më lart, bazuar në nenin 208 të K.Pr.Penale,

VENDOSA:

  1. Të bëj sekuestrimin pranë Bashkisë Durrës, sa më poshtë vijon:

1.1- Dokumentacioni i procedurës së prokurimit, zbatimit dhe marrjes në dorëzim për objektin “Rehabilitim i argjinaturës, ngritjes së bankinës dhe sistemimi i argjinaturës së lumit “Erzen”.

1.2- Dokumentacioni tekniko-ligjor i të gjithë procedurës së lejes së ndërtimit për objektin “Rehabilitim i argjinaturës, ngritjes së bankinës dhe sistemim i argjinaturës së lumit “Erzen”.

  1. Një kopje e vendimit te sekuestrimit t’i vihet në dispozicion personit përgjegjës pranë Bashkisë Durrës.
  2. Sekuestrimi i dokumentave të kryhet nga oficeri i policisë gjyqësore Erind Gjoni.
  3. Për dokumentimin e zbatimit të këtij vendimi të hartohet procesverbali përkatës, një kopje e të cilit, bashkë me dokumentet përkatëse duhet t’i bashkëngjitet fashikullit të prokurorit.
  4. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës nga i pandehuri apo personi/subjekti të cilët i janë sekuestruar dokumentet provë materiale.