1 Shkurt 2026

Pas shembjes së rrugës që lidh Elbasanin me Qafë Thanën me qindra automjete mbeten të bllokuara dhe me mijëra qytetarë mbetën për orë të tëra në mes te rrugës.

Shteti që e ka për detyrë të sigurojë akset e kalueshme rrugore u mundua të nxjerrë nëpër media dhe në rrjetet sociale foto dhe video për angazhim për hapjen e rrugës. Sikur kjo të ishte ndonjë nder i madh që po u bënte shqiptarëve.

Propagandë e shpifur pasi e ka për detyrë që të hapë akset rrugore për lëvizjen e lirë të qytetarëve. Për atë punë paguhen nga taksat e shqiptarëve.

Më aktivi në rrjete gjatë ditës së sotme ka qenë Taulant Balla i cili ka postuar edhe video nga aksioni për hapjen e trasesë.

Por me një shikim të shkurtër të reagimeve të qytetarëve poshtë postimeve të tij vërën se është masakruar nga qytetarët shqiptarë më akuza shumë të rënda. “Hajdutë”, “mashtrues”, “të pangopur ne vjedhje”, “nuk keni turp”, “tao – tao” e me dhjetra mesazh që nxjerrin në pah fytyrën e vërtete të një mazhorance që ka për objektiv vetëm vjedhjen.

Të gjithë rrugët që ka ndërtuar apo prekur rilindja e Ramës janë prishur shkruan një qytetar. Ndërkohë që një tjetër shkruan që “su ngopet kurrë duke vjedhur….”