19 Mars 2026

Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë kërkesën e 1/5 së deputetëve për verifikimin e kushtetueshmërisë së zgjedhjes së Endri Shabanit si Avokat i Popullit.

Edhe pse fillimisht u mbështet nga opozita, Shabani u zgjodh vetëm nga votat e mazhorancës pasi pala tjetër u tërhoq duke e cilësuar atë si zgjedhje të kryeministrit Rama.Pritet vendimi nëse kjo kërkesë e deputetëve të Partisë Demoratike do të pranohet për shqyrtim të plotë apo do të refuzohet si pjesa dërrmuese e çështjeve të vitit të kaluar.

Njoftimi i Gjykatës Kushtetuese:

“Përshëndetje, Gjykata Kushtetuese vendosi kalimin për shqyrtim në seancë plenare të disa çështjeve, mbi bazë dokumentesh.

Ndër to është edhe: Kërkesa e jo më pak se një të pestës së deputetëve të Kuvendit, që lidhet me verifikimin e procedurës së zgjedhjes së Avokatit të Popullit dhe kushtetutshmërinë e vendimit përkatës të Kuvendit.Vendimarrjen, së bashku me çështjet e tjera, i keni edhe në faqen zyrtare.