Deputeti i PD, Agron Shehaj, ka komentuar shkarkimin e Arben Ahmetaj, nga posti i zv.kryeministrit.

Në një intervistë për RTV Ora, me gazetaren Beti Njuma, Shehaj tha se Ahmetaj së bashku me Ramën kanë përdour pushtetin për t’u pasurur.

Agron Shehaj: Sigurisht që Ahmetaj ka rol në aferën e incineratorëve. Ahmetaj së bashku me Ramën kanë përdorur pushtetin për t’u pasuruar në kurriz të shqiptarëve. Rama e ka shkarkuar Ahmetajn sepse nuk i duhet më.

Në lidhje me akuzat për ministren Olta Xhaçka dhe Sekretarin e Përgjithshëm të PS, Damian Gjiknuri, Shehaj tha se ai ka bërë publike faktet.

Më tej ai tha  se Xhaçka ka përdorur pushtetin për t’u pasuruar ndërkohë shtoi tha se asaj do i hiqet mandati nga Gjykata Kushtetuese, pasi sipas tij ka shkelur ligjin.

Agron Shehaj: Unë nuk i kam akuzuar, unë thjesht kam  bërë publike faktet. Kam tregur me fakte se si Xhaçka dhe  Gjiknuri, kanë përdorur pushtetin për t’u pasuruar dhe duke shkelur ligjin. Në rastin e Xhaçkës, ajo ka përdorur fillimisht bashkëshortin dhe më pas kunatën për t’u bërë investitore strategjike dhe për të përfituar lehtësirat që parashikon ligji për investimet strategjike. Ajo ka shkelur Kushtetutën pasi thuhet qartë se asnjë nga deputetët, nuk mund të përfitoj pasuri publike, ose ndryshe do humbasë mandatin.

Xhaçka është shpallur invetitore strategjike, gjë e cila bën që të ketë përfitime nga buxheti i shtetit. Është pothuajse e sigurt që Gjykata Kushtetuese ti heqë mandatin Xhaçkës sepse është e qartë përfitimi që ka marrë. Deputeti duhet të sillej si deputet, Xhaçka nuk ka bërë një gjë të tillë, ka parë interesin e saj. Kryeministri duhet ta shkarkonte, por ai vetë e ka mbështetur bashkëshortit të Xhaçkës.

Përsa i përket akuzave që ka hedhur ndaj Gjiknurit, ai tha se kushërinjtë e këtij të fundit po ndërtojnë një resort në Ksamil, në tokën që ishte pjesë e parkut Kombëtar të Butrintit.

Agron Shehaj: Në rastin e Gjiknurit kemi të bëjmë me një resort tjetër që po ndërtohet në Ksamil dhe një pjesë e resortit po bëhet brenda ish-parkut Butrintit. Më duket se kanë hedhur 800 -900 hektarë nga Ksamili. Ministrja duhet të veprojë në interes të qytetarëve dhe të respektojë ligjin. Në momentin që ministrja merr një vendim në favor të kolegut të vet, ka shpërdoruar detyrën. Ajo është bërë pjesë për të ndihmuar kushërinjtë e Gjiknurit. Në këtë resort janë dy ortakë nga njëra anë janë kushërinjtë e Damian Gjiknurit, nga ana tjetër ortakët e kushërinjve të Gjiknurit është kompania Albastar, është kompania që ka përfituar nga fondet publike. Ka marrë 100 mln euro nga buxheti. Kemi të bëjmë me një konflikt interesit që është mjaft i qartë.

Nga OraNews