24 Mars 2023

Këtë të enjte në media u publikua dhe më pas u bë viral një audiopërgjim i pseudo-gazetarit gjobaxhi Adriatik Doçi.

Në përgjimin e publikuar nga portali PublikTV.Live, Doçi tregon mënyrën se si i vendos gjoba biznesmenëve, prokurorëve, gjyqtarëve, poltikanëve apo edhe ministrave të ndryshëm, të qeverisë së Edi Ramës.

Gazetari gjobaxhi nuk ka kursyer asgjë në “rrëfimin” e tij te gazetarja e PublikTV.Live, duke treguar edhe listën e çmimeve të gjobave që ai i ka vendosur pronarëve të bizneseve dhe jo vetëm.

Lidhur me këtë ka reaguar avokati i njohur Genc Gjokutaj, i cili i kujton prokurorëve se nesër është ditë pune për ta, duke nënkuptuar nisjen e hetimeve ndaj këtij pseudo-gazetari që paguhet edhe si gazetar, edhe si punonjës i Kontrollit të Lartë të Shtetit.

“Paradite kallëzues në SPAK, pasdite gjobëvënës! Shpifës 24 orë! Ndërkohë paguhet edhe si gazetar, edhe si punonjës i KLSH-së!

Quhet Adriatik Doçi!

Çështja është penale! Me dhjetëra viktima materialisht dhe moralisht!

Zotërinj Prokurorë! Nesër është ditë pune! Procesi nuk mban “Ramazan”!”, shprehet permes rrjeteve sociale avokati Genc Gjokutaj.

PËRGJIMI 1

Një audio-përgjim i publikuar nga portali “Publik Live”, ka konfirmuar me zë të lartë, aktivitetin gjobëvënës të Adriatik Doçit, personazhit më qesharak që lundron në botën e medias shqiptare, i cili përmes “Prapaskenës”, masakrës mediatike të Doçit, vendos gjoba të ndryshme financiare ndaj bizneseve dhe zyrtarëve përmes shantazheve dhe shpifjeve.

Gjatë kësaj bisede ai shprehet se ka gjobitur pronarin e EHË që ka në pronësi edhe rrjetin e supermaketeve Conad. Ai thotë se pas shkrimeve shantazhuese, ka lidhur marrëveshje me të dhe në këmbim të një pagese të majme nuk e sulmon më në portalin e tij.

PËRGJIMI 2

Pak orë pas publikimit të audiopërgjimit të parë, ku gjobaxhiu Adriatik Doçi, tregonte se si vendoste gjoba ndaj biznesit dhe politikanëve të lidhur me kryeministrin Edi Rama, u akuza nga media që kishte realizuar përgjimin për kërcënim dhe sharje të gazetarëve të “PublikTV.Live”. Si rrjedhojë redaksia e këtij portali, PublikTV.Live, publikoi pjesën e dytë të audiopërgjimit ku Adriatik Doçi tregon se si i përulen drejtorë, deputetë, ministra, madje dhe vetë kryeministri nga informacionet që ai disponon.

PËRGJIMI 3

Pas dy audiopërgjimeve të publikuara më herët, do të vinte dhe i treti, ku gazetari gjobaxhi Adriatik Doçi ka raportuar se ai ka marrëveshje me bizneset në formë reklamash dhe ato variojnë nga 2 mijë euro në muaj, deri në 10 apo 20 mijë euro, pasi varet nga personi.

Gjithashtu Doçi tregon se ka dhe raste kur i kanë ofruar edhe shtëpi me çmimin e referencës për gjobat, ku sipas tij një shtëpi që kushton 100 mijë euro, ai e merr me 50 mijë.

Nga OraNews