
Gjermania “parkon” tanket pranë kufirit me Rusinë – për herë të parë që nga viti 1945. Ç’po ndodh në Lindje të Europës?
23 Maji 2025
Berlini ka bërë atë që nuk ka guxuar për gati 80 vjet: vendosjen e përhershme të trupave jashtë vendit.
Në inaugurimin e brigadës së blinduar gjermane “Lituania” në Vilnius, kancelari Friedrich Merz dhe ministri i Mbrojtjes Boris Pistorius e deklaruan atë si një përgjigje të drejtpërdrejtë ndaj pushtimit rus të Ukrainës.
Brigada do të jetë plotësisht funksionale deri në vitin 2027.
Aktualisht, rreth 400 ushtarë gjermanë janë të stacionuar në Lituani – deri në vitin 2027, do të jenë 5000.