Jo larg Kishës Katolike në lagjën Konik të Podgoricës gjendet një vorrezë katolike në gjendje kaotike. Varre të hapura, rreth e për qark, janë të përhapura rrasa varresh me mbishkrime, emra e data të individëve të varrosur. Varre shqiptare në afërsi të cilave gjendej edhe kisha, themelet e së cilës nuk ekzistojnë edhe pse dihet se ishte në afërsinë e shtëpisë së Kol Gjyshit Pecaj. Nga datat dhe emertimet në mbishkrime mësojmë se kemi të bëjmë me gjysmën e dytë të shek. XIX por edhe gjysma e pare e shek XX.

Është fjala për qindra varre që kanë përfunduar nën hekurullën dhe nën shtresat e asfalltuara. Po ashtu me hapjen e kanalit të ujësjedhësit nga nëntoka janë nxijerrur qindra rrasa varresh me mbishkrime. Varret jane te punuara nga blloqe gurësh të latuar me kujdes dhe të dekoruara me simbole gjegjëse.

Në Podgoricë një shembull i keq i kultivimit të trashigimisë kulturore.
Që ta vlerësosh një popullë apo komunitet, pasqyra më e mirë është përkushtimi për vorrezat.

Me pushtimin e Podgoricës nga Mali i Zi, shumica e banorëve të Podgoricës, shpërngulën për në Shkodër ose në Tuz, dhe në vend të tyre vijnë malazezët, që e ndërruan strukturën e banorëve dhe etnive të këtij qyteti.
Falenderojmë për ndihmesë udhërrëfyesinëNikola Perkaj.

Huazuar nga: OJQ Lebatet.