14 Shtator 2022

Shkencëtarët kanë gjetur disa diamante të çuditshëm në Afrikë, për të cilët thonë se janë prodhuar nga goditja e një meteori në Tokë. Grupi studimor po tenton të prodhojë një diamant të ngjashëm në laborator, sepse është shumë herë më i fortë se normali dhe mund të përdoret për të prodhuar pajisje shumë të forta.

Një grup arkeologësh kanë gjetur disa diamante misterioze gjatë kërkimeve në Afrikë.

“Është vërtet emocionuese sepse kishte disa kolegë në terren që dyshonin nëse ky material ekzistonte”, tha Alan Salek nga Universiteti i Melburnit në Australi.

Diamantet misterioze gjashtëkëndore nuk janë të natyrshëm në Tokë, ndaj shkencëtarët mendojnë se ata janë krijuar si rezultat i përplasjes së një meteori me Tokën.

Grupi i studiuesve thotë se diamantet gjashtëkëndore, ngjashëm me diamantet e rregullt, janë të përbërë nga karboni, por atomet e tyre janë të rregulluar në një strukturë gjashtëkëndore dhe jo në formë kubike.

Shkëncëtarët thonë se do ta studiojnë me kujdes përbërjen e tyre dhe do të provojnë që t’i prodhojnë në laborator.

Diamantet gjashtëkëndore parashikohen të jenë rreth 60 për qind më të fortë se diamantet e rregullt.

Kjo fortësi shtesë mund të ketë aplikime të rëndësishme industriale nëse ato prodhohen në laborator. Për shembull, ato mund të përdoren për të ndërtuar tehe sharrash ultra të forta ose pjesë të tjera makinerishë që kanë forcë më të madhe.

Nga Ora News