18 Nentor 2025

Nga: Gazeta Sot

Lidhur me dosjen e SPAK ndaj zëvendëskryeministres Belinda Balluku, gazetari Elton Qyno tha në Top Story se marrja e pandehur e numrit dy të qeverisë, në një kohë të shpejtë nga regjistrimi i procedimit penal, ndodhi në kushtet pasi vepra do të parashkruhej në dhjetor pasi i kalonin afatet.

Ai nënvizoi se për Ballukun, përveç dosjes së tunelit të Llogarasë, mund të ketë dosje të tjera penale, që mund ta rëndojnë më tej pozitën e numrit dy të qeverisë.

Sipas tij, veprimet hetimore nuk kanë përfunduar për fakte të tjera penale, ç’ka nënkupton se ndaj Balluku mund të ketë në vijim komunikim akuze tjetër.

Qyno vuri në dukje sipas tij një fakt absurd. Ai tha se edhe pse është gazetar, ai ka një masë sigurie nga SPAK, ndërsa Balluku po lëviz e lirë.

“Absurdi, unë si gazetar kam masë sigurie, kurse Balluku për Tunelin e Llogarasë lëviz e lirë”, tha Qyno me ironi.