Garancia që kanë marrë trafikantët shqiptarë: – Ndodhi për shkak të zgjedhjeve. – Flet Artan Hoxha.

20 KORRIK 2021

Gazetari i njohur, Artan Hoxha ka bërë me dije se këtë vit trafikantët dhe kultivuesit e kanabisit kanë marrë garanci që produktin e tyre do e marrin nëse do të kultivojnë atë tre mujorshin dhe që nuk kap krijimin e qeverisë së re.

“Gjatë këtij viti për shkak të fushatës elektorale policia u përfshi në zgjedhje dhe këtë situatë e përdorën grupet e kanabisit të cilët kanë grupet e tyre të shpërndarë në territor, çdo vit kultivuesit mbjellin kanabis dhe për të mbijetuar puntorët. Ato për shkak të zgjedhjeve kanë kultivuar kanabisin tre mujor për të bërë parapritë dhe krijimit të qeverisë së re. Një gjë e tillë ka ndodhur pasi ato e kanë pas të garantuar se nëse do e kultivojnë në këtë periudhë do e marrin të sigurt dhe këtë vit kamë parë se ka një shtrirje më të madhe gjeografike. Faktet deri tani janë se janë bërë shumë operacione nga policia, si në Krujë dhe në Jug ku dhe në Kukës ku unë nuk kam parë kapi kryeplakun dhe djalin e tij.

Shumë operacione janë zhvilluar në të gjithë vendin por bilancin e marrim në fund të vitit. Fakti është se për aq kohë se çmimi nuk ka rënë do të thotë se sasia e kanabisit nuk ka rënë. Sivjet ka një gjë ndryshe nga viti i kaluar, ku policia asgjësonte shumë dhe raportonte pak, pasi manipulonte për shkak të negociatave ndërsa sivjet raportohet e saktë sasia e sekuestruar”, është shprehur gazetari.

Gazeta Sot.