18 Janar 2026

Nga: Ilir Dako

Në një shpërthim skicofrenik në rrjetin social X, Edi Rama ka filluar të jargëzojë dhe shkumëzojë kundër mediave që nuk i vajtën pas të vetmes brimë të kavallit që disponon për të famshmen ftesë të Donald Trump. Në një fjalor rrugaçëror me një lumë sharjesh e fyerjesh si me qenë lac rruge, kryeministri shqiptar ju turr medieve duke i akuzuar si tenxhere politike mediatike  që po bubullojnë e gërrgërrojnë aq fort sa thua se në Bordin e Paqes së Presidentit Trump nuk është ftuar Shqipëria, po një vend armik i Shqipërisë!

Varfanjak idesh dhe i zënë kaps me jashtëqitjen e viteve 1990, ky tipi ynë kryeministër i shterpëzuar në vanitetin e tij propagandistik pret që mediet ti trumbetojnë madhësinë e madhërisë së tij. Këtë e bënë bajagi  me tepri tenxheret që ka furnizuar me para publike dhe prona të shqiptarëve, sa të vinte krupë ta përmendje këtë ngjarje. Tenxheret e palloshit e shfrenuan fantazinë në alucinacione të marrësh, ku ky  tipi me atlete të bardha dhe kallare lejla  kishte frymëzuar amerikën dhe botën mbarë me mençurinë e tij foshnjarake. Të gjithë tenxheret e tij mediatike me presion dhe pa presion e shpërthyen yndyrën, duke lartësuar bëmën e Edit si një fenomen i jashtëzakonshëm lidershipi.  Por, për fat të keq të tij mjegulla në formë gazrash e hedhur nga Palloshi i Belës u davarit dhe pas tymit dhe erës së keqe doli në sipërfaqe se Doni i madh jua kishte dërguar këtë ftesë nja 100 shteteve dhe jo liderëve.

“Tenxheret politike e mediatike të mexhelisit tonë janë teneqera të zhurshmshme Shqipërisë së vjetër, ndërsa kjo që po vazhdojmë të ndërtojmë me shumë mund e këmbëngulje të madhe është një Shqipëri Tjetër, e dinjitetshme ndërkombëtarisht dhe e respektuar botërisht” ulëret lideri në X, duke gjetur armikun që nuk i mbajti ison melodisë stonaturë të vrimës së vetme të kavallit të tij.

E kështu kaluam një ëndërr nate dimri me lideruc 2 metrosh dhe një ftesë që endet në 100 shtete, por që gjithmonë vetëm një delirant vanitoz mund tja prishte lezetin.

Dita e sotme nuk kishte asnjë ndryshim nga një ditë më parë. Shqiptarët janë njësoj të grabitur dhe tallur nga banda e xhepistëve të Fagin Çifutit.