14 Nentor 2022

Analisti Frrok Çupi tha në MCN Live se protesta e opozitës më 12 nëntor nuk bëri asnjë efekt, pasi nuk kishte qëllim. Çupi tha se protesta bëhet në një moment kur Berisha dhe Meta janë në gjendje të vështirë.

Sipas analistit një popull që i shkon pas liderit, në këtë rast Berishës, është i marrë. Frrok Çupi relativizoi pjesëmarrjen në protestë, duke u shprehur se numrat kanë vlerë vetëm në revolucione dhe luftë civile.

“E pashë si një protestë që s’bëri asnjë efekt. Unë kam frikë se me këtë mënyrë që po bëhen protestat politike, nga partitë politike, sidomos nga ky grupim, protesta po merr kuptimin e mitit. Shkojmë në protestë sepse është hyjnore dhe s’është e imja, s’bën punë për mua, jam individi. Kjo i shërben asgjëje. Berisha i ka shërbyer qysh prej fillimit mitit të tij, ka sajuar grusht shteti, luftë civile, e tëra sjell te kulti. Qysh prej inicimit të protestës kuptohej se ajo bëhej për arsye se Meta dhe Berisha ndihen në gjendje të vështirë, shumë të rëndë. Kjo protestë s’kishte lidhje me politikën por psikologjinë. Ne kuptuam sa njerëz janë të fiksuar pas mitit. Faktit që ishin 8 apo 9 mijë, sa u tha…Ta quajmë 25 mijë, s’ka lidhje fare numri i protestuesve. Është e çuditshme t’i japim vlerë numrit.

Numri ka vlerë në revolucione dhe luftë civile. Janë të pakënaqurit brenda PD dhe atje bëhet një përleshje mes dy grupimeve. Berisha s’ka asnjë të ardhme, asnjë gjë në dorë. Merr njerëz për t’i thënë SHBA-ve shiko që unë kam njerëz, për të kërcënuar SPAK-un shiko se kam njerëz. Grumbullimi i njerëzve pa qëllim është dhunë për publikun. Ky grupim i PD ka mbetur në atavizmat e hershme. Mbetëm duke u krahasuar me vitin 1990. Edhe parrullat ishin ato. Edhe tensioni ishte i njëjtë, i bazuar mbi vrasjen. Ata evokojnë kohën e tyre. Nëse protestuesit duan të shkojnë pas, duhet të atrofizohen në mendim, të rrinë në atë grupim. Shumë mire që dalin këta njerëz, se shfryn Berisha, shfryn Meta, dhe për ca ditë i ke rehat. Le të shkarkojnë tensionet e tyre, por s’i japin gjë shoqërisë. Kishte njerëz skizofrenë, njerëz të marrë. Ai është një popull i keq, i marrë që shkon pas Berishën. Njerëzit që i shkojnë pas liderit janë të marrë!”, u shpreh analisti i njohur.

Çupi: Protesta e 12 nëntorit nuk bëri asnjë efekt. Ata që i shkojnë pas Berishës, janë të marrë! (VIDEO)
E Hënë, 14 Nëntor 2022, 12:25

Analisti Frrok Çupi tha në MCN Live se protesta e opozitës më 12 nëntor nuk bëri asnjë efekt, pasi nuk kishte qëllim. Çupi tha se protesta bëhet në një moment kur Berisha dhe Meta janë në gjendje të vështirë.

Sipas analistit një popull që i shkon pas liderit, në këtë rast Berishës, është i marrë. Frrok Çupi relativizoi pjesëmarrjen në protestë, duke u shprehur se numrat kanë vlerë vetëm në revolucione dhe luftë civile.

E pashë si një protestë që s’bëri asnjë efekt. Unë kam frikë se me këtë mënyrë që po bëhen protestat politike, nga partitë politike, sidomos nga ky grupim, protesta po merr kuptimin e mitit. Shkojmë në protestë sepse është hyjnore dhe s’është e imja, s’bën punë për mua, jam individi. Kjo i shërben asgjëje. Berisha i ka shërbyer qysh prej fillimit mitit të tij, ka sajuar grusht shteti, luftë civile, e tëra sjell te kulti. Qysh prej inicimit të protestës kuptohej se ajo bëhej për arsye se Meta dhe Berisha ndihen në gjendje të vështirë, shumë të rëndë. Kjo protestë s’kishte lidhje me politikën por psikologjinë. Ne kuptuam sa njerëz janë të fiksuar pas mitit. Faktit që ishin 8 apo 9 mijë, sa u tha…Ta quajmë 25 mijë, s’ka lidhje fare numri i protestuesve. Është e çuditshme t’i japim vlerë numrit.

Numri ka vlerë në revolucione dhe luftë civile. Janë të pakënaqurit brenda PD dhe atje bëhet një përleshje mes dy grupimeve. Berisha s’ka asnjë të ardhme, asnjë gjë në dorë. Merr njerëz për t’i thënë SHBA-ve shiko që unë kam njerëz, për të kërcënuar SPAK-un shiko se kam njerëz. Grumbullimi i njerëzve pa qëllim është dhunë për publikun. Ky grupim i PD ka mbetur në atavizmat e hershme. Mbetëm duke u krahasuar me vitin 1990. Edhe parrullat ishin ato. Edhe tensioni ishte i njëjtë, i bazuar mbi vrasjen. Ata evokojnë kohën e tyre. Nëse protestuesit duan të shkojnë pas, duhet të atrofizohen në mendim, të rrinë në atë grupim. Shumë mire që dalin këta njerëz, se shfryn Berisha, shfryn Meta, dhe për ca ditë i ke rehat. Le të shkarkojnë tensionet e tyre, por s’i japin gjë shoqërisë. Kishte njerëz skizofrenë, njerëz të marrë. Ai është një popull i keq, i marrë që shkon pas Berishën. Njerëzit që i shkojnë pas liderit janë të marrë!”.

Analisti Frrok Çupi i cilësoi si “budallenj” protestuesit që iu përgjigjën thirrjes së Berishës për protestë.

“U arrit atje ku e kishin projektuar. Janë dy njerëz kafaza, që s’kanë gjë brenda, dy guaska të boshatisura, dalin si fantazma dhe përdhunojnë nderin e një proteste. Ishin nisur për të bërë zhurmë dhe për të fituar të drejtën e tyre për të ulëritur në pazar. Dhunim mbi ta. I thërret njerëzit nga Kolonja, hajde se do rrëzojmë qeverinë. Një mijë herë ke thënë se do ta rrëzojmë qeverinë. Vetëm një nga parullat të marrim parasysh: Asnjë shqiptar të mos paguajë taksa. Atëherë kjo i bie që shteti të rrënohet. Prandaj them, këta njerëz kuptojnë që i shkojnë pas Berishës?! Edhe me 10 veta janë zgjidhur probleme të mëdha nëpër botë. Nuk është demokracia turmë. Në momentin që e ke futur psikologjinë e turmës, do të thotë që nuk e do të vërtetën. Kualitetet njerëzore s’do të thotë turmë. Turma ka kualitete shkatërrimtare, kualitete lufte. Njerëzit në shumicë thërriten vetëm kur duhet të luftojnë trup më trup. Ata që e bën një libër dhe një artikull gazete nuk e bëjnë ata 25 mijë budallenj që dolën atje. Janë politikanë të falimentuar”, u shpreh Çupi.

Çupi tha se protestat e fundit në Shqipëri e kanë burimin te partia, kur në fakt duhet ta ketë te kauza.

“Është fantazëm, është zero, pret ditët e fundit të jetës së tij, për t’u paraqitur në drejtësi ose diku tjetër. Është një njeri i shpallur si papranueshëm me SHBA-të. Protesta politike në këtë periudhë s’ka askund në Europë. Çdo protestë e ka burimin jo te partia, por te kauza! Protestat e fundit kanë dështuar sepse e kanë pasur burimin te zyra e partisë. Edhe protesta e pedagogëve. Ishte tipike se si trupa akademike manipulohet nga një parti politike. Nga 3,2 milionë vetëm 16 mijë euro shpenzohen për kërkimin shkencor. Atje duhet të kishte një protestë kundër mafies në universitete. Kauza nuk ekzistonte, vinte nga partia. Kauza e bulevardit, askush nuk e dinte pse vinte në Tiranë”, u shpreh Çupi.