Festa në Lushnje kthehet në protestë, të rinjtë mbushin sheshin me thirrjet ‘Rama, jepe dorëheqjen’

9 Gusht 2026
Një aktivitet festiv në Lushnje është shoqëruar me protesta, pasi një grup të rinjsh kanë mbushur sheshin me thirrje kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.
Në video të rinjtë dëgjohen duke brohoritur “Rama, jep dorëheqjen!”, duke e kthyer atmosferën festive në një moment proteste.
Thirrjet e tyre kanë tërhequr vëmendjen e qytetarëve të pranishëm.
Protesta vjen në një kohë kur në vend po zhvillohen tubime dhe protesta qytetare kundër qeverisë, me kërkesa për ndryshime politike dhe largimin e kryeministrit nga detyra.
