Fati i Belinda Ballukut u vulos nga socialistët? Manjani: – Ilir Toska ka qenë pro. Është e bindur se dikush i ka bërë presion.

9 Shkurt 2026
Juristi, Ylli Manjani, mbrëmjen e sotme komentoi fatin e ministres socialiste Belinda Balluku, i cili sipas tij është vulosur nga deputetët socialistë.
Në fjalën e tij në një studio televizive, Manjani komentoi përmbysjen e rezultatit të Gjykatës Kushtetuese në mënyrë të papritur. Diçka që sipas tij dyshohet se ka patur ndërhyrje nga disa anëtaarë të Partisë Socialiste.
Sipas Manjanit, socialistët që ndërhynë për fatin e Belinda Ballukut kanë bërë presion dhe përmes kësaj lëvizjeje kanë dashur të dëshmojnë se ata janë “gjallë”.
“Pezullimi i një ministri është antikushtetues”, Plarent Ndreca sqaron “ngërçin” për Ballukun me raportin e Venecias: E thotë qartë, nuk mund të pengohet ushtrimi i detyrës
I pyetur se kush janë, duke hedhur dyshimet se në këtë rast mund të kishte “gisht” Erion Veliaj, i cili është në burg, Manjani theksoi se ka dhe të tjerë rreth e rrotull që dalin kundra partisë së tyre.
Fjala e Ylli Manjanit: 6 gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese ishin të bindur se çështja do një zgjidhje. Edhe në vendimin e bërë kundër qëeverisë ata e kanë dhënë hintin, kanë qenë pro një zgjidhjeje. Ndaj është krijuar pritshmëria se 6 anëtarë janë për t’i dhënë zgjidhje. Kur papritmas ata janë përballur me surprizë, ndarja 4 me 4. Ilir Toska ka qenë pro. Është e bindur se dikush i ka bërë presion. Nëse do i kishte bërë Rama, Rama donte që ti jepej zgjidhje çështjes. Unë mendoj se është debat i brendshmë në PS, janë lojëra të pakënaqura brenda Partisë Socialiste. Kjo më duket gjëja më e arsyeshme. Se kur të bën presion SPAK-u rezultati del 8 me 0, ndërsa këtu është 4 me 4, kjo është lojë e fortë politike. 4 me 4 mua më rezulton se një grup i vogël por me potencë kanë dashur të japin një mesazh: që jemi ne gjallë.
