16 Prill 2024

Në nje njoftim te Specialistit të Trashegimisë Kulturore Paulin Zefi te publikuar ne FB lajmëron,se dhurata të shumta i janë dhuruar nga qztetarë të ndryshëm Muzeut Leyhë.

“LISSUS (Lezha)”, një truall me intensitet shumë të lartë arkeologjik, që nuk resht kurrë së surprizuari…
👉 Objekte prej bronzi dhe hekuri të zbuluara gjatë zhvillimit të ekspeditave arkeologjike dhe disa gjetje rastësore, të cilat, qytetarë të ndërgjegjshëm mi kanë dorëzuar kohët e fundit në mirëbesim.
👉 Të gjithë objektet e dhuruar, pasi i marr në dorëzim, inventarizohen, duke u bërë pjesë e “Fondit të Muzeut Lezhë” dhe në kartelat respektive shënohet lloji i objektit, lokaliteti ku është gjetur dhe emri i dhuruesit. Nëse ky i fundit, dëshiron të mbetet anonim, shënohet: ”Dhuruesi: Anonim.”

Dhurata artefaktesh arkeologjike në Muzeun e Lezhes.