Eshte ndare nga jeta Prof. Kahreman Ulqini

Kahreman Ulqini
3 Mars 2026
Prof. Kahreman Ulqini, historian dhe etnolog i shquar, nje nga figurat me te respektuara te studimeve albanologjike ne Shqiperi.
Universiteti i Shkodres “Luigj Gurakuqi” ka shprehur ngushellimet e tij permes nje statusi publik, duke nderuar kontributin dhe figuren e profesorit te ndjere.
Universiteti i Shkodrës Luigj Gurakuqi Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” shpreh ngushëllimet më të ndjera për ndarjen nga jeta të Prof. Kahreman Ulqinit. 
Me trishtim të thellë morëm lajmin për humbjen e profesorit, historianit dhe etnologut tonë të shquar. Në këtë moment dhimbjeje, i gjithë komuniteti akademik i UNISHK bashkohet me familjen Ulqini, duke nderuar kujtimin e një njeriu që tërë jetën e tij ia kushtoi ndriçimit të rrënjëve të kombit shqiptar.
Prof. Kahreman Ulqini nuk ishte thjesht një studiues, por një autoritet moral dhe shkencor, vepra e të cilit mbi strukturat tradicionale dhe harmoninë fetare mbetet një testament i gjallë në arkivat e albanologjisë. Shkodra dhe universiteti ynë sot humbasin një mendje të ndritur, por ruajnë me krenari një trashëgimi të përjetshme që ai la pas.
I përjetshëm qoftë kujtimi i Tij! Shpirti i tij u prehtë në paqe!
