Erë e fortë 80 km/h dhe rrebeshe shiu gjatë fundjavës, meteorologia tregon çfarë pritet në ditët në vijim: Ja kur përmirësohet situata

22 JANAR 2021

Fundjava në vendin tonë do të shoqërohet me reshje të dendura shiu. Adiola Bani, meteorologe pranë Meteoalb u shpreh se kryesisht reshjet do të jenë të përqendruar në Veri dhe në Jug të vendit por nuk do të mungojë prezenca e tyre edhe në Shqipërinë e mesme.

Reshjet intensive do të shtohen ditën e shtunë gjatë pasdites ku do të ketë edhe rrebeshe. Ndërkohë problematike do të jetë edhe era e fortë ku në det të hapur do të arrijë deri në 80 km/h duke vështirësuar lundrimin.

Adiola Bani: “Dita e sotme do të sjelle vetëm rrebesh në zonën veriore dhe jugore. Do të vazhdojë e njëjta situatë edhe të shtunën, por pasditja dhe e diela sjell fuqizim të reshjeve në të gjithë vendin, kryesisht reshjet do të jenë mesatare.

Ndërsa do të ketë reshje intensive. Pasdite të dielën ka ulje të shirave por më pas nisin reshjet e tjera. Herë pas here në Shkodër Lezhe, Fier Vlorë, Gjirokastër mund të ketë përmbytje.

Është situatë e përkohshme që nuk zgjat shumë ditë. Nga dita e hënë do të rikthehet moti i kthjellët por temperatura të ulëta. Do të jetë edhe erë shumë të fortë. I kalon edhe 80 km / h në det të hapur.”

Gazeta Sot