“E kanë bërë Forca Speciale”, Saimir Vishaj flet për vrasjen e bujshme në Shqipëri: Drejtori i policisë i paaftë

12 MAJ 2021

Avokati Saimir Vishaj ka komentuar vrasjen e Everest Çakës, 41-vjeçarit që u vra mbëmjen e djeshme në Elbasan, ku tha se duke analizuar dhe tipologjinë e autorëve, vrasja është bërë nga profesionistë duke shkuar edhe më tej, duke i cilësuar si Forca Speciale.

“E kanë bërë Forca Speciale. Mënyra si po realizohen këto vrasje duhet që të ulin me këmbë në tokë shtetin. Ngjarjet me preçizion të saktë, këtu situata është alarmante sepse kemi një mënyrë ekzekutimi.

Flas me gjuhën e penalisti…janë këmbana alarmi. Policinë po e lodhin për kapjen e personave pa patentë. Ai drejtor i paaftë që kemi arreston intelektuale…,“-u shpreh avokati.

Gazeta Sot