Deputeti i PS-së del me deklaratën befasuese: – Në zgjedhjet e 25 prillit ka patur blerje vote nga…

12 MAJ 2021

Deputeti i zgjedhur i PS-së, Etjen Xhafaj e pranoi se në zgjedhjet e 25 prillit ka patur blerje vote. Por ai shtoi se bëhet fjalë për raste shumë të rralla dhe nga të dy kampet e politikës. Xhafaj tha se opozita po “shet” sikur ka dosje me fakte. Por sipas tij, bëhet fjalë vetëm për fakte politike.

“Unë mendoj se kjo do të çojë në të njëjtën pikënisje dhe pikëmbarim, opozita ka 4 palë zgjedhje rresht që konteston zgjedhjet. Kësaj radhe, në fillim u kremtua fitorja dhe më pas tha prit të shikojmë njëherë se mos kemi fituar. Është më shumë një justifikim politik. Po kumtohet sikur po çohet një grumbull dosjesh me fakte. Në fakt, faktet janë politike, nuk janë fakte, fakte. Ka disa raste, të gjithë jemi dakord të kemi një fushë loje të barabartë për të gjithë.

Opozita pretendon se ka qenë vetëm nga ana e mazhorancës. Ka një diferencë shumë të madhe mes fenomenit dhe sistemit. Nëse flasim për një sistem, do të thotë që jemi të gjithë të përfshirë në këtë. Por unë nuk jam i përfshirë në këtë, di që ka edhe kolegë të tjerë, edhe të opozitës, që nuk janë të përfshirë në këtë. Ka mundësi të ndodhë, por ndodh në zonat që janë më të varfra. Çuditërisht, në këto zona ka fituar opozita”, tha Vizion Plus.

Gazeta Sot