E Diela sjell kthesën e motit

13 Dhjetor 2025
Ditën e nesërme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme dhe me temperatura lart normales për muajin Dhjetor. Orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të vendit, me vranësira të pakta kalimtare.
Temperaturat maksimale prite të arrijnë deri në 19 gradë celcius, ndërsa ato minimale në 4 gradë celcius.
Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 5m/sek, e cila hera-herës në bregdet dhe lugina fiton shpejtësi deri në 12m/sek.Valëzimi në detet Jon dhe Adriatik do të jetë i forcës 1-2 ballë.
