14 Nentor 2022

I ftuar ditën e sotme në ‘Zona Zero’ ka qenë gazetari Muhamed Veliu i cili ndër të tjera në fjalën e tij ka publikuar dhe një skandal të bërë në vitin 2012 nga ana e oficerve të SHISH.

Sipas tij dy oficerë u kanë shitur informacione grupeve të caktuara kriminale që trafikonin lëndë narkotike në Tiranë, teksa ende sot edhe pse është zbuluar skandali vijojnë të jenë në punë në një tjetët institucion të rëndësishem.

“Në 2012 oficerë të caktuar i kanë shitur informacione grupeve kriminale që vepronin në trafikun e drogës në Tiranë. Drejtori i asaj njësie u transferuar në një vend tjetër të Shqipërisë. Dy oficerët u shkarkuan nga SHISH dhe sot punojnë një një institucion tjetër të sigurisë së vendit.

Mollët e kalbura të SHISH tani punojnë në një institucion tjetër i sigurisë.”- tha gazetari Muhamed Veliu.

Gazeta Shqip