Drejtoria e Transportit: shtatëmbëdhjetë milion e njëqind e dyzetë e pesë mijë e pesëqind e dyzetë) lekë të reja pa TVSH fotokopje.

Procedura mban firmën e drejtorit, Blendi Gonxhja

04/11/19

mapo.al

Zërat e shpenzimeve të disa institucioneve në vend janë nga më të habitshmet dhe me shifra të superfryra. I tillë është edhe procedura e tenderit të njoftuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, apo e njohur ndryshe si DPSHTRR ku ajo që bie në sy është vlera përtej çdo logjike tregu.

Objekti i marrëveshjes kuadër është: “Shërbim printimi, fotokopjimi dhe skanimi në sistemin e Drejtorisë së Përgjithshme, Drejtorisë Rajonale Tiranë dhe Durrës të Shërbimeve të Transportit Rrugor” me fond limit 17,145,540 (shtatëmbëdhjetë milion e njëqind e dyzetë e pesë mijë e pesëqind e dyzetë) lekë të reja pa TVSH.

Procedura mban firmën e drejtorit, Blendi Gonxhja dhe është publikuar pranë Agjencisë së Prokurimit Publik. Numri i referencës së procedurës/lotit është: REF-41394-10-29-2019.

Në dukje, Drejtorisë së mësipërme, do t’i duhen plot 171 milionë lekë të vjetra vetëm për t’u pajisur me fotokopje dhe printera. Tenderat e institucioneve të kësaj natyre janë një fenomen mjaft i përhapur në vendin tonë, nga ku gjenerohen miliona lekë nga buxheti i shtetit, destinacioni real i të cilave nuk është ai i parashikuar në dokumente…