29 Prill 2026

Kontrolli i Lartë i Shtetit konstaton miliarda euro të shpërdoruara me firmën e Ramës, ndërsa drejtësia hesht.

Drejtësia sot është kthyer në një bunker ku strehohet Rama sa herë që ka probleme të mëdha apo zbulohen vjedhje kolosale u shpreh Petrit Vasili.

Në vend që të ngrihej në këmbë dhe të bënte natën ditë përpara grabitjeve kolosale të Ramës dhe qeverisë së tij, përkundrazi drejtësia mbyll gojën, sytë, veshët dhe mbyll dyert dhe nuk vepron.

Bëmat e Ramës kanë kaluar edhe oqeanet dhe mbushin faqet e gazetave më të mëdha të globit, por nuk e lëvizin asnjë milimetër drejtësinë, që traun e Ramës nuk e sheh, ndërsa për opozitarët kërkon edhe qimen për ta bërë tra.

Kontrolli i Lartë i Shtetit konstaton miliarda euro të shpërdoruara me firmën e Ramës, ndërsa drejtësia hesht.

Faktet dhe ngjarjet ku Rama është përgjegjës ulërijnë, ndërsa drejtësia si mburojë e tij thjesht po kalbet, po degradon dhe po shihet me neveri nga qytetarët.

Bëmat e Edi Ramës nuk mund të mbyllen asnjëherë:

Ja ku janë vetëm një pjesë e fajeve personale të Ramës:

1. Edi Rama, në kundërshtim me çdo ligj në fuqi, më datë 7.12.2016, firmosi dhënien e bonusit prej 8% të pikëve kompanisë Integrated Energy BV sh.p.k për procedurën e konkurrimit, për ndërtimin e inceneratorit të Tiranës, por që në fakt kjo kompani nuk ekzistonte në momentin që Kryeministri firmosi bonusin që e favorizonte në procedurën konkurruese.

2. Edi Rama ka firmosur në kundërshtim me ligjin “Për koncesionet dhe Partneritetin Publik/Privat”, për negocimin pa shpallje të kontratës koncesionare për ndërtimin e inceneratorit të Elbasanit, edhe pasi Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, Engjëll Agaçi, u njoftua zyrtarisht nga Drejtori i Agjencisë së Prokurimeve Publike, z. Eduard Ahmeti, se procedura e përzgjedhur për dhënien e këtij koncesioni, negocim pa shpallje, është e paligjshme.

3. Edi Rama nuk ka vepruar qëllimisht, megjithëse është njohur botërisht prej kohësh për firmën e paligjshme të Erion Veliaj për miratimin e koncesionit 30-vjeçar të inceneratorit fantazmë të Tiranës, në shmangie të vendimmarrjes së Këshillit Bashkiak të Tiranës dhe në shkelje të ligjit.

4. Edi Rama është përfshirë kokë e këmbë në aferën McGonigal, ku përgjegjësitë e tij janë shumë të rënda dhe të certifikuara në procesin penal në SHBA.

5. Edi Rama është përgjegjësi kryesor i certifikuar në çështjen Becchetti, ku për shkak të Ramës humbën 150 milionë euro dhe ku deklaratat e tij ishin përcaktuese në humbjen e arbitrazhit.

6. Edi Rama është përgjegjësi i vetëm për mosveprimet e tij të qëllimshme, kur u informua me shkresë zyrtare nga Ministri i Drejtësisë në prill 2017 për rrezikun e humbjes së 2 miliardë eurove në arbitrazhe.

7. Edi Rama është përgjegjësi kryesor për aferën e shembjes së Teatrit Kombëtar, për të cilin ka vendim të Gjykatës Kushtetuese, ku ai miratoi ligj të personalizuar për një kompani, në shkelje të hapur të interesit publik dhe duke e prishur në kulmin e pandemisë dhe të gjendjes së jashtëzakonshme, duke rrezikuar në mënyrë kriminale shëndetin e njerëzve.

8. Edi Rama është përgjegjësi kryesor i certifikuar për aferën e Portit të Durrësit, ku u shkel çdo ligj, ku u shkel Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit dhe ku Parlamenti Europian dhe BE u shprehën qartë dhe ndërprenë edhe kreditë.

9. Edi Rama është përgjegjësi kryesor për aferën e Bordit të çmimeve të ushqimeve dhe naftës, ku bashkë me oligarkët klientë të tij, të ulur në tavolinën e Bordit, grabitën qindra milionë euro qytetarëve dhe të cilin Gjykata Kushtetuese e rrëzoi.

10. Edi Rama është përgjegjësi direkt për kërcënimin e oficerit të policisë Emiljano Nuhu për denoncimet e tij ndaj Taulant Ballës, gjë që e detyroi të largohej nga Shqipëria dhe të merrej në mbrojtje nga një shtet i huaj.

11. Edi Rama është përgjegjës për veprimet e tij gjatë pandemisë, kur deklaroi se maskat dhe testet janë të panevojshme, ndërkohë që OBSH kërkonte “testim, testim, testim”, si dhe për mosdhënien për muaj me radhë të asnjë rimbursimi për ilaçet për qindra mijëra shqiptarë që vuanin COVID-in në shtëpi.

12. Edi Rama është përgjegjës për miratimin e paligjshëm të tij, si dhe për mosmarrjen e masave për ndërprerjen e koncesionit të sterilizimit; përkundrazi, ai me ndërgjegje vazhdoi të mashtronte opinionin publik jo vetëm përpara, por edhe pasi SPAK kishte filluar arrestimet për këtë aferë.

13. Edi Rama është përgjegjës personalisht për dosjen 184 të zgjedhjeve në Dibër, ku vetë Rama, me zërin e tij, vërtetohet si pjesë aktive e krimit zgjedhor.

14. Në deklaratat që policia e shtetit të hiqte uniformat dhe të bënte vota për partinë e Ramës.

15. Për kontaktet e tij në zyrën e kryeministrit me personazhe të narkotrafikut ndërkombëtar.

16. Për veprimet antishtetërore personale tepër të rënda lidhur me kufijtë detarë të Republikës së Shqipërisë, të denoncuara publikisht nga Presidenti Meta.

17. Afera e AKSH dhe përfshirja familjare e Ramës.

18. Ekoparku në Durrës dhe përfshirja familjare e Ramës.