26 Korrik 2023

Gjatë 24 orëve të fundit në rrethin e Krujës janë aktivizuar disa vatra zjarri që kanë rrezikuar banesat e bizneset

Mësohet se në lagjen Zimzenel të qytetit të Krujes iu është vendosur zjarri mbeturinave nga disa qytetarë dhe flakët kanë rrezikuar një fasoneri dhe një impiant përpunimi të drurit.

Ndërkohë një tjetër zjarr ka djegur një magazinë me ushqim për bagëtitë në fshatin Kurrcaj të njësisë administrative Nikël.

Rreth 600 dengje bari janë djegur, ndërsa nga flakët u rrezikua banesa e shtetasit Shaqir Ahmataj që ndodhej pranë magazinës .

Ndërsa në lagjen Citoze ka marrë flakë matësi i energjisë elektrike, që rrezikoi po ashtu një shtëpi.

Gjithashtu zjarre janë regjistruar dhe në Tapizë e disa vende të tjera në rrethin e Krujës.