8 Gusht 2023

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.

Moti parashikohet me alternime vranësirash mesatare deri të dendura si dhe kthjellime.

Reshje shiu me intensitet të ulët në veri të vendit, kryesisht në relievet kodrinore-malore në formën e rrebesheve të shpejta dhe  shtrëngatave e afatshkurtra.

Era do të fryjë me drejtim nga verilindje-veriperëndim me shpejtësi 1-9m/s, ndërsa në bregdet fiton shpejtësi deri 15m/s. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 2-3 ballë.