5 Shtator 2025

Departamenti i Drejtësisë i Shteteve të Bashkuara ka publikuar dosjen me hetimet ndaj ish-agjentit të FBI-së, Charles McGonigal.

McGonigal është një nga ish-zyrtarët më të lartë të FBI-së mbi të cilin rëndojnë dy akuza, mes të tjerash, për udhëtime me shpenzime të paguara në Tiranë ku është takuar me kryeministrin Edi Rama dhe për marrjen e një shume prej 225 mijë dollarësh nga një shqiptaro-amerikan.

Sipas aktakuzës “në vjeshtën e vitit 2017, në vendbanimin e Personit A në Nju Xhersi,  McGonigal mori dy herë më shumë para të thata nga Personi A në sasitë afërsisht 80 mijë dhe 65 mijë dollarë. Në 16 tetor 2017, i akuzuari McGonigal plotësoi një FD-772b (formular i brendshëm i FBI-së) në lidhje me udhëtimin e tij në shtator në Shqipëri dhe Kosovë. Plotësimi dështoi në mënyrë të papërshtatshme të raportojë se i akuzuari McGonigal u takua me kryeministrin e Shqipërisë në Shqipëri dhe një politikan në Kosovë dhe në mënyrë të pavërtetë mohoi së i akuzuari McGonical kishte deklaruar punësimin e tij për një shtetas të huaj jashtë punës zyrtare të FBI-së.

Në konkluzionet e dosjes hetimore të publikuar nga DASH thuhet se: “Veprimet e McGonigal, ndërsa shërbente si zyrtar i lartë i FBI-së i ngarkuar me mbikëqyrjen e çështjeve të ndjeshme të kundërzbulimit dhe kriminalitetit, ishin të jashtëzakonshme dhe cenonin vlerat thelbësore të FBI-së: integritetin, përgjegjshmërinë dhe udhëheqjen që priten nga të gjithë punonjësit e saj. Përmes skemës së tij, McGonigal dëmtoi qëllimisht një çështje të rëndësishme penale, shkeli besimin e publikut dhe komprometoi integritetin e FBI-së”.

Screenshot_7

Na faqet nr 5 dhe 6 të dosjes, DASH ndalet te udhëtimet e McGonigal në Shqipëri dhe te takimet e ish-agjentit të FBI-së me kryeministrin Edi Rama.

Zyrtari i lartë i FBI-së rezulton se ka vizituar Tiranën në mënyrë të përsëritur,  se është takuar me kryeministrin shqiptar 2 herë, me një politikan në Kosovë dhe dy politikanë në Bosnjë dhe ka marrë së paku 225 mijë dollarë nga një shqiptar me vendbanim në Nju Xhersi, i cili i ka siguruar këto para dhe të tjera përmes një rrjeti kompanish.

“Në periudhën përkatëse të këtij rasti, Personi B ishte një konsulent për qeveri dhe biznese të huaja në fushën e investimeve ndërkombëtare dhe, përveç punës së tij për CEFC China, ai shërbente edhe si këshilltar joqeveritar i Kryeministrit të Shqipërisë.
Në prill të vitit 2017, McGonigal i kërkoi Personit A (i përmendur në aktakuzën e McGonigal në DDC) që ta prezantonte me Personin B.

Sipas një raporti të FBI-së që dokumenton intervistën e Personit A në janar 2022, Personi A u tha hetuesve se ishte prezantuar për herë të parë me McGonigal në pranverë të vitit 2017 nga një ish-agjent special i FBI-së (Ish-Agjent i FBI-së).

Personi A u tha hetuesve se McGonigal nuk përmendi hetimin e FBI-së dhe as se si kishte dëgjuar për Personin B, dhe gjithashtu tha se nuk kishte dijeni nëse FBI po hetonte CEFC-në.

Sipas Personit A, gjatë darkës, ai e telefonoi Personin B në praninë e McGonigal, i tha se ndodhej aktualisht “me FBI-në”, dhe më pas McGonigal e pyeti Personin B në telefon nëse do të udhëtonte në Shtetet e Bashkuara, në mënyrë që të mund të takoheshin personalisht. Sipas Personit A, McGonigal kishte disa pyetje për Personin B në lidhje me CEFC.”

WhatsApp Image 2025-09-04 at 18.54.45

DASH ka dhënë detaje nga takimi ish-agjentit të FBI-së me kryeministrin Rama.

Një tjetër rast ishte kur Personi B prezantoi McGonigal me një ish-zyrtar qeveritar të Rumanisë. Personi B gjithashtu e mikpriti McGonigal në Shqipëri në shtator dhe nëntor 2017. Gjatë vizitës në shtator 2017, Personi B organizoi një darkë private midis McGonigal dhe Kryeministrit të Shqipërisë, ndërsa McGonigal u takua sërish me Kryeministrin gjatë vizitës së tij të dytë në Shqipëri dy muaj më vonë.

7Në faqen nr 7 të dosjes zbulohet mesazhi i McGonigal për reformën në drejtësi në Shqipëri dhe kryeministrin Rama. Në një mesazh drejtuar një miku të tij ish-agjenti i lartë i FBI-së, Charles McGonigal, shkruan se kryeministri Edi Rama po ndërmerr reforma në sistemin e drejtësisë në Shqipëri — zhvillim që, sipas tij, sjell shumë mundësi”

Komunikimi, i dërguar një miku të ngushtë të McGonigal, tregon për një interes të veçantë të tij ndaj zhvillimeve politike në Tiranë dhe sugjeron se ai e shihte reformën si një terren të favorshëm për angazhime të mëtejshme.

“Në 9 Shtator 2017, McGonigal i dërgoi një foto të vetes dhe Kryeministrit [Edi Rama] një miku personal dhe i shkroi një tjetër miku personal që Kryeministri po reformonte drejtësinë (në Shqipëri) dhe kjo ofronte plot mundësi.”

iii

“Ne e arritëm në përfundimin se McGonigal keqpërdori informacion konfidencial të një çështjeje për përfitim personal dhe për përfitimin e një personi tjetër, duke shkelur rregulloren 5 C.F.R. § 2635.703.

McGonigal gjithashtu ka shkelur Kodin e Shkeljeve të FBI-së 2.12 dhe Udhëzuesin e Politikës së Etikës dhe Integritetit të FBI-së, i cili përfshin udhëzimet dhe ndalimet etike të përcaktuara në Standardet e Sjelljes Etike”, thuhet në dosjen e DASH.

Screenshot_8

Dy akuzat

McGonigal përballet me dy akuza, një në Nju Jork dhe një në Uashington D.C., ku në rastin e parë akuzohet se ka ndihmuar Oleg Deripaska, një oligark rus nën sanksione, me qëllim që të hiqet nga lista e biznesmenëve të sanksionuar nga qeveria e Shteteve të Bashkuara.

Në rastin e dytë, në akuzën në D.C., McGonigal akuzohet se ka përfituar së paku 225 mijë dollarë si dhe udhëtime me shpenzime të mbuluara nga dy shqiptarë.

I pari referohet në aktakuzë si Personi A, një shqiptar i natyralizuar amerikan me banim në Nju Xhersi, i cili vihet në dukje se ka qenë punonjës i shërbimeve sekrete shqiptare dekada më parë.

Personi në fjalë i ka dhënë paratë McGonigalit, mes të tjerash që ky i fundit të hapë një hetim në SHBA në lidhje me një lobues që ka lobuar “për një parti të ndryshme me atë të kryeministrit shqiptar”.

Akuzat që rëndojnë ndaj tij lidhen me faktin se ai ka dështuar të raportojë në sistemin e mbrojtjes së integritetit të zyrtarëve të FBI-së përfitimet në para të thata dhe në mbulime shpenzimesh udhëtimi si dhe takimet me zyrtarët e huaj, përfshirë kryeministrin e Shqipërisë.

Kujtojmë se dy vite më parë Charles McGonigal u dënua në gjykatën federale të Manhatanit me katër vjet e dy muaj burg. Gjykatësja e çështjes, Jennifer H. Rearden, tha se zoti McGonigal kishte dëmtuar sigurinë kombëtare duke shpërfillur vazhdimisht sanksionet që synonin të ushtronin trysni ekonomike ndaj Rusisë për të arritur rezultate pa forcë ushtarake. Ai u gjobit gjithashtu me 40,000 dollarë.

Prokurori e cilësoi krimin e të pandehurit McGonigal si një etje për para i cili i kishte përdorur njohuritë që fitoi gjatë karrierës në FBI për t’i shërbyer një oligarku famëkeq rus, industrialistit miliarder Oleg Derispaska, dikur të hetuar prej tij.

Në vitin 2018 Shtetet e Bashkuara vunë sanksione ndaj oligarkut Deripaska për arsye që lidhen me pushtimin e Krimesë nga Rusia. Pasi iu dha rasti për të folur, McGonigal tha me një zë ndonjëherë që i dridhej se ishte penduar thellë dhe i vinte keq për veprimet e tij.

Në gusht 2023 ish-agjenti i kundërzbulimit të FBI-së e pranoi fajin ndaj akuzës për shkeljen e sanksioneve amerikane. Ai i tha gjykatëses se kishte marrë mbi 17,000 dollarë për ta ndihmuar oligarkun rus Deripaska me informacione negative për një oligark tjetër rus, i cili ishte konkurrent biznesi.

Prokurorët thonë se zoti McGonigal po përpiqej gjithashtu ta ndihmonte oligarkun Deripaska për ta hequr atë nga lista e sanksioneve dhe po zhvillonte negociata me disa bashkëpunëtorë për një shpërblim nga 650,000 deri 3 milionë dollarë për të gjetur dokumente që mund të zbulonin rreth 500 milionë dollarë në pasuri, të fshehura nga rivali i tij në biznes.

Avokati mbrojtës, Seth DuCharme, kërkoi shmangien e burgimit duke përmendur karrierën e zotit McGonigal, përfshirë punën e tij pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit dhe hetimin e tij për dy sulmet terroriste vdekjeprurëse në ambasadat amerikane në Afrikë në vitin 1998.

Ndihmës Prokurori i Shteteve të Bashkuara, Hagan Scotten, argumentoi për një dënim maksimal pesëvjeçar, duke i thënë gjykatësit se zoti McGonigal kishte një rrogë prej mbi 200,000 dollarë në vit përpara se të largohej nga FBI-ja dhe se ai paguhej mbi 850,000 dollarë në vit në sektorin privat, për një korporatë të njohur ndërkombëtare kur ai kreu krimin.

“Varfëria nuk ishte motivi për krimin, por babëzia”, tha ai. Zoti Scotten tha se McGonigal kishte një nga detyrat më të rëndësishme të kundërzbulimit në botë përpara se të largohej nga FBI-ja.

Prokurori Damian Williams tha përmes një deklarate se dënimi i zotit McGonigal ishte provë se kushdo që shkel sanksionet amerikane “do të paguajë një dënim të rëndë”.

“Charles McGonigal shkeli besimin që i dha vendi i tij, duke përdorur postin e lartë në FBI për t’u përgatitur për të ardhmen e tij në biznes. Pasi u largua nga shërbimi publik, ai rrezikoi sigurinë kombëtare duke i ofruar shërbime Oleg Deripaska-s, një manjati rus që vepron si agjent i Vladimir Putinit”.

Nga Gazeta Panorama