3 Tetor 2022

Që prej vdekjes së 22-vjeçares Mahsa Amini, Irani është përfshirë nga protesta të dhunshme, që kanë shkaktuar dhe shumë viktima.

Së fundmi është bërë publike një video ku, policët e moralit shfaqen të veshur civilë ndërsa dhunojnë për vdekje një çift.

Siç shihet edhe në video, efektivët e policisë po ndiqnin me motorë burrin dhe gruan. Rrahja brutale e burrit filloi kur ai u përpoq të reagonte ndaj keqtrajtimit të pasagjeres së tij nga ana e efektivëve, të cilët e goditën me grushte dhe shkelma në trup dhe kokë. Pas goditjes së një prej policëve, burri duket se po dridhet nga dhimbja dhe nga plagët që i janë shkaktuar.

Tronditës është edhe reagimi i gruas që ndodhet sipër dhe e sheh të shtrirë në tokë. Videoja e rrahjes brutale nga oficerët e policisë iraniane u publikua pothuajse njëkohësisht me video të tjera të regjistruara në Universitetin Sharif, një nga institucionet akademike më të njohura në Teheran.

Nga ana tjetër, protestuesit kanë ngritur akuza se efektivët kanë hedhur lëndë kimike për të larguar studentët nga ambientet e universitetit ndërsa dëgjohen edhe të shtëna armësh.

Gazeta Shqip